• |
ide | kryesore

Video/ Sensi udhëheq Inter në krye të Serie A: zikaltrit mposhtin një Udinese me 10 lojtarë

Sport, Video



Një metër e 68 e me nuhatje të madhe për gol i mjaftojnë Stefano Sensi për të vendosur, në goditjen me kokë, sfidën e Inter kundër Udinese, në një ndeshje të shënjuar edhe nga kartoni i kuq për de Paul në të 35′ për një shuplakë ndaj Candreva: përfundoi 1-0 e zikaltrit fluturojnë në krye të klasifikimit me pikë të plota pas tre javë të para.

Sfida u hap me shtyllën e Politano, i preferuar nga Conte për Sanchez, por më pas sulmet zikaltër u bënë më pak efikasë, ndërsa kundërsulmet friulane arrijnë të krijojnë panik. Në momentin më të mirë të të besuarve të Tudor, de Paul, mes protagonistëve pozitivë të ndeshjes deri në atë moment, reagon ndaj një kontakti e godet Candreva me shuplakë: Mariani pasi pa gjithcka me Var nuk ka dyshime dhe tregon kartonin e kuq. Superioriteti numerik shihet e ndjehet dhe në të 44′ shtatshkurtri Sensi godet me kokë krosimin e Godin, duke e dërguar në rrjetë.

Në pjesën e dytë Conte largoi Barella, ndoshta shumë nervoz, e hodhi në fushë Gagliardini, por edhe Tudor duhet ti këte orientuar mirë të tijtë, që me një lojtar më pak nuk është se vuajtën. Udinese mbajti mirë fushën dhe në të 52 i shkoi pranë barazimit me Lasagna, që i vetëm përballë Handanovic nuk arriti të shënojë. Me kalimin e minutave tekniku i Inter i dha mundësinë edhe Lautaros për Lukaku dhe në minutën e 80, në vend të Politano, bëri debutimin Alexis Sanchez. Rezultati nuk ndryshoi, por Inter e Conte fituan përsëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *