• |
ide | kryesore

Video/ Teuta nuk di të shënojë: nuk e mund dot Vllazninë as me 10 lojtarë

Sport, Video



Në Niko Dovana nuk ka fitues, por 0-0 përballë Vllaznisë është një barazim që Teutës i rri ngushtë, edhe pse duhet thënë se nuk është se bëri shumë për ta shmangur. Durrsakët e Shkëmbit cojnë dëm kështu një ndeshje që mund ta kishin bërë të tyren, duke patur parasysh se shkodranët luajnë për gati një pjesë loje me 10 lojtarë. Disfata me bardheblutë e kishte bërë më të kujdesshëm Jonuz, që lejoi vetëm një rrezik të vërtetë në portën e Sherrit, atë të minutës së 7 në goditjen e Arapit, që tregoi se është një mbrojtës.

Shkodranët u mbrojtën fort, por nuk është se vuajtën shumë, Vecaj në të 26 nuk i dha forcë goditjes, ndërsa Nikac 5 minuta nga fundi vetëm e frikësoi portierin me ngritjen lart në ajër, por jo dhe aq me konkluzionin me kokë. Teuta e gjeti rrugën e rrjetës, por vetëm atëherë kur loja duhej të ndalonte. Arapi mund ta kishte justifikuar rastin e humbur në fillim, por asistentit Avdo nuk i shpëtoi pozicioni jashtë loje.

Teuta duhej të ngrinte ritmin në të dytën dhe Vllaznia ia dha një assist me kartonin e dytë të verdhë të Behar Ramadanit. E nxituar ndërhyrja e shkatërruesit ndaj Vecajt dhe arbitri Meta i tregoi daljen e shpejtë në të 53. U duk punë e kryer për të besuarit e Shëkmbit, me një kundërshtar më pak në fushën e lojës, por pikërisht atëherë Teuta rrezikoi më pak e madje mund të pësonte në minutën e 65 në goditjen e Hygor në hyrja e zonës, që gjen reagimin reflektiv të Frashërit. Natyrisht, Jonuz u mbrojt me zëvendësime dhe Shkëmbi forcoi ofensivën, por 0-0 ishte një rezultat që I shkoi për shtat ndeshjes. Probleme goli për Teutën, që krijon pak e shënon edhe më pak: 4 gola në 4 ndeshje, por vetëm në dy ka arritur të realizojë dhe 3 i ka shënuar në një ndeshje të vetme atë kundër Luftëtarit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *