• |
ide | kryesore

Video/ Tirana e vetme në krye: Mema i tërbuar me Dokën

F1, Sport, Video



Tirana kërkonte të tregonte se ishte e denjë për përcaktimin pretendent për titull dhe në një farë mënyrë ia arriti qëllimit, por ja pa u frikësuar e jo pa evidentuar defekte që vazhdojnë të prishin gjumin e Ardian Memës. 3-1 përballë korcarëve mjafton si rezultat, por bardheblutë vetëm në pesë minutat e fundit e zgjidhën ndeshjen në favor të tyre, duke shënuar dy herë.

Pavarësisht rezultatit, që u hap me golin e parë të Michael Ngo’o në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, tekniku bardheblu ka mbetur shumë i zhgënjyer nga performance e të tijve, duke vënë re një lloj vetëkënaqësie: “Shoh një vetëkënaqësi që kanë lojtarët e mi – shpjegoi i nervozuar Mema -. Duhet të jenë më të thjeshtë, dhe të administrojnë rezultatin. Këtë e pashë edhe në Shkodër. Duhet të jenë të thjeshtë të bëjnë golin e dytë, dhe të sigurojnë rezultatin. Kjo na jep panik, pasi duke qenë 1-0 nuk kemi garanci”.

Goli i parë u favorizua nga një gabim i Koliçit, por barazimi ishte një kthim i favorit nga Doka në minutën e 66-të, që i dha mundësinë Pollozhanit të barazonte rezultatin duke frikësuar jo pak kryeqytetasit. Nuk është hera e parë që Doka bën të tilla neglizhenca, gjë që për Memën është e palejueshme: “E pashë golin, Doka e la kundërshtarin bosh, për të goditur portën. Një mbrojtës nuk duhet ta bëjë kurrë këtë. Nuk besoj se do ishte mirë që të përfundonte barazim me një episode”.

Kur u mendua se ndeshja po shkonte drejt barazimit, ishin Halili dhe Hoxhallari që me golat e tyre, i siguruar triumfin e radhës 24 herë kampionëve të vendit. Për djalin e presidentit është goli i tretë në katër javë, duke u bërë shënuesi më i mirë i bardhebluve, që tani kryesojnë me 10 pikë të vetëm në krye të klasifikimit, në pritje të Kukësit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *