• |
ide | kryesore

Vlorë/ Fshehën fëmijën nga e ëma, pranga gjyshes dhe babait

Lajme, Të fundit



Morën fëmijën dhe e fshehën për të mos ja dorëzuar nënës, në pranga dy persona

Dy persona janë vënë në pranga pasditen e sotme në Vlorë, nën akuzën për marrje të padrejtë të një fëmije.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasit me inicialet A.N., 66 vjeçe dhe J.N., 39 vjeç, banues në Vlorë, kishin fshehur fëmijën nga punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Vlorë, me qëllim për të mos ia dorëzuar prindit tjetër, shtetases E.N., 37 vjeçe.

Nëna e fëmijës zotëronte një vendim gjykate që i jepte të drejtën për marrjen e të miturit.

Materialet proceduriale për veprën penale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, “Marrja e padrejtë e fëmijës, e kryer në bashkëpunim”, i janë referuar Prokurorisë për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *