• |
ide | kryesore

Abraham, numra rekord si Ronaldo: Chelsea i gëzohet një ylli të papritur

Sport



Një muaj më parë, ekzaktësisht në mbrëmjen mes 14 e 15 gushtit, përdoruesit e rrjeteve sociale shpërthyen në versionin e tyre më të keq kundër një djaloshi me ngjyrë 21 vjecar që pati fatin e keq të humbiste një penallti. Tammy Abraham, sulmuesi i Chelsea, ishte i pari i një liste të gjatë të viktimave sezonale me fyerje raciste që po skandalizon Anglinë, e tani 31 ditë e 7 gola pas, është kthyer në një hero e, me pak guxim, mund të konsiderohet se në futboll lindi një yll i ri.

Praktikisht, Abraham nuk ishte i panjohur, sepse në 2017 shënoi 23 gola në Championship me fanellën e Bristol e vitin e kaluar realizoi 25 (plus një në playoff) tek Aston Villa. Midis këtyre eksperiencave është një sezon në Premier me Swansea, me vetëm 5 gola e shumë pankinë: ndoshta këtu lindi edhe skepticizmi i tifozëve të Blues në fillim të vitit. Prisnin goditjen për 100 milionë, e u gjetën përballë një djaloshi të akademisë, që sot është sulmuesi kryesor në Angli (bashkë me Aguero) e në kampionatet kryesorë europiane.

Tregolëshi përballë Wolverhampton, që vjen pas dygolëshave në Norëich e Sheffield United, e projekton Abraham në histori: është lojtari më i ri i Chelsea që ka realizuar ndonjëherë tre gola në një ndeshje dhe është i treti lojtar që ka shënuar dy ose më shumë gola për tre ndeshje radhazi në Premier League, pas Cristiano Ronaldo në dhjetor 2006 e Dele Alli në janar 2017. Tani djaloshi është në kuotën 7, me një mesatare prej një goli në 47 minuta: e frikshme. E nuk është problem nëse të shtunën shënoi edhe një autogol: të paktën këtë tifozët mund tia falin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *