• |
ide | kryesore

Analiza e DW/ Çfarë ndodh me krizën, protesta apo dialog dhe marrëveshje?

Arkiva, Kryesore, Lajme



Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ftoi palët politike në Shqipëri të ulen në tryezën e bisedimeve për gjetjen e një kompromisi për daljen nga kriza politike dhe institucionale.

Afrimi i tetorit, kur Këshilli Europian do të marrë vendimin për Shqipërinë lidhur me negociatat e anëtarësimit, ka shtuar thirrjet e BE për uljen e palëve në tryezën e bisedimeve dhe gjetjen e një kompromisi për daljen nga kriza politike dhe institucionale, që vazhdon prej 7 muajsh. Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ftoi të premten, (13.09.2019), partitë politike të ulen në dialog për të arritur këtë qëllim dhe shtuar shanset e një vendimi pozitiv nga Brukseli.

 “Kontaktet mes qeverisë dhe aktorëve të tjerë politikë duhet të vazhdojnë në 5 javët në vijim përpara takimit të Brukselit”, tha Soreca të premten pas nënshkrimit me qeverinë Rama të Marrëveshjes financiare IPA (Instrumenti i Para Anëtarësimit). Soreca sugjeroi reformën zgjedhore si shtysë për të nisur dialogun me opozitën jashtë parlamentit, të cilën e quajti “diçka specifike”.

Reforma zgjedhore – reformë tjetër kyç për Shqipërinë

“Reforma zgjedhore është e rëndësishme dhe e nevojshme, pasi do të sillte një gjë të rëndësishme për qytetarët e Shqipërisë, për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre. Mbi 90 për qind e qytetarëve shqiptarë që i përkasin gjithë spektrit politik të shoqërisë shqiptare dëshirojnë që Shqipëria të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Europian. Prandaj të gjithë politikanët duhet të përfshihen në këtë dialog”, argumentoi Soreca.

Soreca
Por dialogu për këtë duket i vështirë për momentin, edhe pse reforma zgjedhore është reforma e dytë e rëndësishme, pas Reformës në Drejtësi, edhe pse kryerja e saj do të bëjë të mundur ndarjen nga zgjedhje “atipike, pa pjesëmarrjen e opozitës”, gjë për të cilën të gjitha partitë janë të interesuara. Partitë e vogla opozitare jashtë parlamentit përfshirë edhe LSI kanë dhënë sinjale, se edhe mund të ulen në tryezën e bisedimeve për reformën zgjedhore. Por Partia Demokratike, që kryeson këtë opozitë, nuk jep asnjë shenjë gatishmërie për të filluar dialogun me qeverinë dhe maxhorancën socialiste për këtë reformë. Thirrjeve të BE dhe faktorit ndërkombëtar, ftesës së kryeministrit Rama dhe mazhorancës socialiste për bashkëpunim dhe dialog ajo i përgjigjet me paralajmërimin për rifillimin e protestave antiqeveritare, largimin e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të parakohshme, si e vetmja rrugë e daljes nga kriza e shkaktuar, që opozita e konsideron të shkaktuar nga lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe manipulimin e zgjedhjeve.
Meta: Dalja nga kriza – ҫmontimi i shtetit të gënjeshtrës
Presidenti Meta, fati politik i të cilit do të varet nga opinioni i Komisionit të Venecias, në fillim të tetorit, nëse ka kryer apo jo veprim anti-kushtetues lidhur me dekretet e tij që shfuqizuan datën 30 qershor si datën e Lokaleve 2019 dhe dekretuan 13 tetorin, është po kaq i ashpër në kritikat ndaj qeverisjes Rama. Sipas tij dalja nga kriza e thellë politike edhe institucionale do të vijë përmes betejës së gjithë shqiptarëve “për të çmontuar shtetin e propagandës, të gënjeshtrës që po i merr shpirtin shtetit të së drejtës”, tha ai të premten në mbrëmje, (13.09) i ftuar në një televizion lokal.

Meta
Procedurat e shkarkimit të tij vazhdojnë, por Meta tha, se “do të japë dorëheqjen, nëse Komisioni i Venecias në opinionin e tij konkludon se ka shkelur Kushtetutën”, pa pritur që të gjykohet nga Gjykata Kushtetuese që pritet të ngrihet. Ndërkohë që dekreti i tij për përsëritje të Lokaleve 2019 mbeti në letër, pasi as që bëhet fjalë për përsëritjen e zgjedhjeve, të fituara nga PS në masën 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria.

Potesta Rama Ik
Partia Demokratike mes protestës dhe dialogut
Refuzimi i deritanishëm i dialogut dhe rifillimi i protestave e vendos PD përballë situatash të vështira. Gjasat që t’ia dalë mbanë me protestat e vjeshtës të rrëzojë Ramën janë të pakta. Në protestat kombëtare shkurt-qershor ajo nuk e arriti këtë synim, po ashtu edhe Lokalet 2019 më 30 qershor u zhvilluan. PD ka përballë opozitën e re parlamentare, të gatshme të bashkëpunojë me maxhorancën socialiste për reformën zgjedhore. Qëndrimi jashtë sistemit mbart rreziqe për ekzistencën e partisë më të madhe opozitare në Shqipëri. Lidershipi i saj është i vetëdijshëm për këtë rrezik dhe tani për tani duket i mbetur pezull në zgjedhjen politike: protesta apo dialog dhe marrëveshje me Ramën./DW



8 Comments

  1. Akoma se keni kuptuar qe PDja nuk do qe Shqiperia te hyje ne Europe dhe kjo eshte edhe arsyeja qe dogjen mandatet dhe dolen nga sistemi dhe shkaku pse nuk duan eshte Sali Berisha i cili per te ruajtur veten dhe familjaret e tij nga reforma ne drejtesi,mban peng PDne dhe Bashen dhe kete e ben edhe per interes te qarqeve antishqiptare tashme te bera publike siç jane Ruset,Greket dhe Serbet,keshtuqe PDja nuk ulet ne dialog dhe do vazhdoje rrugen ekstreme te protestave,por problemi eshte se ku do ti gjeje protestuesit tani qe nuk ka me asnje bashki??!!

  2. PD-ja nuk do dialog,perkundrazi po lobon fuqishem kunder hapjes se negociatave,kete e verteton edhe vizita sekrete e Bashes ne Greqi dhe takimi me Bakojanin,e cila menjehere mbas takimit me Bashen i kerkoi parlamentit Grek qe te votoje kundra hapjes se negociatave per Shqiperine duke e kushtezuar me zbatimin e paktit te kufirit detar ashtu siç ishte vendosur ne marrveshjen Basha-Bakojani kur ishin ministra te jashtem,pra Basha po ben tradhetine e dyte kombetare….

  3. Cfare do qe Te ndodhi lul basha eshte I deshtuar do humbi bashke me ate dhe shqiperia qe do ngeli pa opozit reale Do mbajme edi ramen mbret pabrek

  4. Paska dale nje kenge sapo e degjova: Babale Babale hajde mor aman, Babale Babale tu befsha kurban,,, Bale Bale Bale djale kapedan…… mos i kane bere kenge atij drogaxhiut qe qe do permbyste qeverine me pergjimet?????? Do ishte kulmi i politikave te rafinuara te PD?????? Mos sa per te qeshur…… PD ja do i mbylli mitingjet me kte keng tani

  5. Ne qofte se mendoni se reforma zgjedhore do te do na shpetoje nga zgjedhjet “atipike pa opoziten”, ja fusni kot, sepse opozita nuk ka kerkuar kurre reforme zgjedhore. Keni kaq kohe qe raportoni per Shqiperine dhe kete gje duhet ta kishit kuptuar. Opozita nuk kerkon reforme zgjedhore, sepse mund te kete 1000 dobesi, por nuk eshte idiote dhe e di me mire se cdo leshko nga perendimi se kush eshte problemi real me zgjedhjet. Edhe zgjidhjen e problemit e ka shume te sakte. Duhet thjeshte t’i qendroje deri ne fund pa kompromis dhe rezerve.

  6. Problem eshte se strategjia e Berishes per te dale nga kuvendi i ka te gjitha shanset te jete nje deshtim. Gjithashtu pozita eshte ne deshtim ne faktin qe smund te beje zgjedhje me veten e saj. E gjitha Shqiperia ne dore te PS eshte vetvrasje per te. Ky sistem qe dy partite e medha e konfirmuan me retushimin e Kushtetutes dha kete produkt. Kaos. E domosdoshme te retushohet Kushtetuta qe ti pergjigjet realisht mentalitetit te shqiptareve e realitetit politik ne vend. Sistemi dy polar ne Shqiperi reshqet ne diktature. Ulja ne tavoline pa kushte paraprake e domosdoshme. Partite e vogla duhet te bejne presionin maksimal per ndryshimin e kushtetutes.

  7. Varet nga gjermani, po i dha vije sjellje bashkepuntorit Rama. Me qef e kena me pa edhe bashkepuntorin e vogel Lleshaj ne krye…ministri. spiuna muti

  8. Shqiperia eshte ne prag falimentimi mjer te varferit aty do rendoj me shume lolot nderkombtar kan nderhyre me shume sec duhe gjoja ne ndim te reformave pore qellimi i tyre ishte vetem te marin ca roga te majmura lolot nderkombtar dhe ca koncensione kaq ishte puna e tyre pore opozita i nxori zbuluar dhe po bejne lobime qe fain e ka opozita qe shqiperia u mbjll me drog e ka fain opozita qe deri tani jane kapur reth 1.5 ton kokain e heroin e ka fain opozita qe numeri i te rinjve qe jan ne burgje eshte ritur frikshem gati 10 fishi si brenda ashtu.edhe jasht shqiperis e kafain opozita qe po vrite te rinjt shqiptar si brenda ashtu edhe jasht vendit lolove u ka ngelur edhe pak ore qe tu deklarohet deshtimi i tyre dhe.po bejn presio qe te ri urte aya te opozitrs se ne na ka kundra demokracija jemi ne dhe jo ju as populli zgkedhjet i pranojme ne dhe jo populli qofte vetm edi rama te votoj ata jane te regullts e te ndershme prandaj.ju dihet te heshteni ky eshte roli i mafies nderkomdtare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *