• |
ide | kryesore

Basha: Rama premtoi shëndetësi falas, por vodhi 385 milionë euro

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të një video-mesazhi të postuar në “Facebook” shkruan se Edi Rama premtoi shëndetësi falas, por kjo ishte thjesht një gënjeshtër, pasi bashkë me oligarkët e tij vodhi 385 milionë euro.

“Premtoi shëndetësi falas por bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë euro. Sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë por në spitale mungojnë ilaçet bazë dhe në farmaci tregtohen ilaçe të skaduara.

Ndërsa njerëzit dergjen pa shërbim nëpër spitale me kushte mizerabël, artisti i vjedhjes dhe mashtrimit përdor pushtetin për pasurim dhe qejfe personale. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk” – shkruan Basha që poston edhe një video. ©LAPSI.al

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu