• |
ide | kryesore

Conte sulm direkt Juventus dhe Sarrit: “Të qetësohet, tani është nga ana e të fortëve”

Sport



Antonio Conte i veshi ngjyrat zikaltër në 31 maj e nuk i ka hequr më. Sot, ashtu si i pëlqen ta thotë, ai është tifozi numër 1 i Inter e kur është në konferencën për shtyp nuk ngurron të nxjerrë kthetrat për të gërvishtur Juventus e trajnerin e tij Maurizio Sarri. Tekniku bardhezi pas barazimit 0-0 në Firenze, u ankua për efektet e të nxehtit, duke nënvizuar diferencën e të luajturit në 15 (si skuadra e tij) e në 20.45 (si Inter) e Conte i është përgjigjur kështu.

“Nuk dua të them asgjë – kërcënoi tekniku i Inter -, sepse përndryshe do të na duhet të përfshijmë bilancet e gjendjen e pasurisë”. Por pas kësaj Conte dicka thotë dhe është një sulm direkt ndaj ish-skuadrës së tij: “Them që dikush duhet të qendrojë i qetë sepse tani është nga ana e të fortve”. Referimi ishte i qartë për deklaratat e Sarri kur ishte trajner i Napoli e shpesh e vinte theksin tek pushteti i Juventus. Conte nuk e ka harruar. Në pritje të 6 tetorit, derbi i Italisë që duket si sfidë titulli, është ndezur që tani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *