• |
ide | kryesore

FOTO/ Zjarr masiv në pyjet e Lurës, digjen 2 shtëpi

Lajme, Të fundit



Pyjet e Dibrës dhe Bulqizës janë përfshirë nga flakët. Bëhet fjalë për dy vatra të mëdha zjarri që kanë nisur prej 3 ditësh në masivin pyjor me pishë në fshatin Vlashaj të Njësisë Administrative Lurë në Bashkinë Dibër. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe këtë të diel janë shkrumbuar 2 shtëpi karakteristike të zonës.

Banorët thonë se sipërfaqja e djegur deri tani shkon në 10 hektarë. Ata kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi shuarja e zjarrit nga toka është e pamundur. Vatra tjetër e zjarrit është aktive në Njësinë Administrative Shupenzë. Flakët kanë përfshirë pyjet me dushqe në fshatin Mazhicë. Paraprakisht përllogaritet se janë djegur rreth 5 hektarë me sipërfaqe pyjore. Banorët kërkojnë ndërhyrje të instancave pasi vetë e kanë të pamundur shuarjen e zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *