• |
ide | kryesore

“Kam bërë budallallëqe e gabime…”: rrëfehet njeriu që po udhëheq Interin

Sport



Stefano Sensi, mesfushori i Interit, flet për Sky Sport pas një fillimi të sezonit në të cilin është parë protagonist si tek zikaltërit ashtu dhe me përfaqësuesen e Italisë. “Jam duke rekuperuar vitet e para në Serinë A, që më kanë lënë prapa për ndonjë budallallëk timin. Për të pasur mentalitetin që kam tani, më kanë shërbyer gabimet e viteve të kaluara, nuk isha profesionisti që jam tani. Kam në mendje vetëm futbollin, kërkoj të jap më të mirën time në fushë”.

Antonio Conte ishte trajneri që e kërkoi me insistim, atëherë kur pak besonin tek mesfushori shtatshkurtër. Sic duket ish-juventini kishte patur të drejtë dhe Sensi tani është bërë lojtari më i përfolur italian. “Është fat të kesh një trajner si Conte, ai është mes më të mirëve të botës. Nëse nuk ke disa cilësi, ti jep ai. Vetëm të qëndrosh në pankinë dhe e kupton se si ta rrit vëmendjen dhe të jep tensionin e duhur që të duhet për të dhënë maksimumin. Ne mendojmë për të fituar, mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, kemi të drejtën për të provuar dhe me siguri do ta bëjmë deri në fund”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *