• |
ide | kryesore

Kore e thirrje poshtë dritares: Bolonja shkon nga transferta e fituar në spital tek Mihajlovic

Sport



Të gjithë shtrënguar rreth Sinisa Mihajlovic. Tekniku serb nuk ishte për të festuar në transfertën e Brescia pas fitores 3-4, por Bologna e coi festën tek ai. Menjëherë pasi kanë mbërritur në qytet, skuadra është drejtuar tek spitali Sant’Orsola e poshtë dritares së dhomës së Sinisa Mihajlovic kanë nisur koret, thirrjet e duartrokitjet deri kur tekniku u shfaq në dritare i buzëqeshur e tepër i lumtur për fitoren në Rigamonti dhe surprizën e lojtarëve.

Në fund të fundit, ishte pikërisht Sinisa, si gjithnjë, që shkundi skuadrën pas një pjese të parë të keqe. E bëri në pushim, përmes një telefonate me De Leo, duke shndërruar fytyrën e skuadrës, e favorizuar edhe nga kartoni i kuq për Dessena. Transformimi solli vendin e dytë në Serie A dhe idenë: shkojmë tek Sinisa, për ta bërë serbin që vazhdon luftën me leuceminë, pjesë të lumturisë së tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *