• |
ide | kryesore

Kylie dhe Travis flasin për intimitetin e tyre në ‘Playboy’

Paparazzi, Slider



Kylie Jenner publikoi një foto ku shfaqej nudo krahë partnerit të saj, Travis Scott dhe e gjitha ishte për të lajmëruar intervistën e tyre të veçantë për “Playboy”. Intervistuesi është pikërisht Travis dhe nëpërmjet disa pyetjeve, ata kanë zbuluar detaje nga jeta e tyre bashkë.

Kur kanë nevojë të diskutojnë idetë e reja, ata shkojnë gjithnjë te njëri-tjetri:

“Unë padyshim vi te ty! Nuk është se vi për të të pyetur çfarë ngjyrë buzëkuqi të lançoj muajin e ardhshëm, por vi te ty për anën kreative. E mban mend kur të thashë: “Nuk e di si ta promovoj koleksionin e ditëlindjes”? Ti ke një mendje shumë kreative dhe “jashtë kornizave”, kështu që e adhuroj të vi te ty për të marrë këshilla se si të promovoj gjërat, sepse ke gjithnjë ide më të çmendura dhe cool.”

Por si është e mundur që marrëdhënia e tyre funksionon kaq mirë dhe ata i hodhën të gjithë hapat aq shpejt? Për këtë, Kylie përgjigjet kështu:

“Ne mendojmë njësoj dhe kemi të njëjat qëllime dhe pasione në jetë. Përveç faktit që kemi kimi të mirë, ne kënaqemi shumë bashkë. Ti je miku im i ngushtë. Përgjatë uljeve dhe ngritjeve që çdo lidhje ka, ne evoluojmë nëpërmjet tyre dhe bëhemi më të fortë.”

Dhe më pas, të dy deklaruan se jetës së tyrë seksuale pasi u bënë prindër, jo vetëm nuk i ka humbur pasioni, por ka ndodhur e kundërta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *