• |
ide | kryesore

Me grushte dhe shishe birre, sherr masiv mes shqiptarëve dhe italianëve

Lajme, Të fundit



Një sherr masiv ka ndodhur në sheshin Monte Grappa në Frascati të Italisë ku grushtet dhe shishet e birrës kanë fluturuar kudo. Media lokale bën me dije se sherri që nisi mbrëmjen e djeshme, përfshiu rreth 12 persona nga të cilët 5 janë arrestuar nga policia.

Kur autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje, kanë kapur një shtetas italian nga Roma si dhe 4 shqiptarë. 23-vjeçari italian kishte precedentë të shumtë penalë si dhe me vete një sasi lënde narkotike. Një prej shqiptarëve të arrestuar i gjetën një thikë me vete.

Sipas medias italiane në zonë ka pasur një sherr masiv, ku të rinjtë janë përplasur me grushte e madje disa prej tyre i kanë thyer njëri- tjetrit në kokë shishe birre. Dy prej të ndaluarve shkuan në spital për shkak të të çarave dhe infeksioneve që kishin marrë në trup. Policia po vijon punën për të kapur dhe 7 personat e tjerë që mundën të largohen para se autoritetet të vinin në vendngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *