• |
ide | kryesore

Premier League/ Një muaj pa fitore për Arsenal: rikuperim spektakolar për Watford

Sport, Video



Arsenal nuk di më të fitojë. Në Vicarage Road vjen ndeshja e tretë radhazi pa fitore për Gunners, që rikuperohen 2-2 pavarësisht avantazhit të dyfishtë në fund të pjesës së parë falë dy golave të Aubameyang (22’ e 32’). Rezultati i dytë radhazi 2-2 për Arsenal, që duket se nuk arrin të imponohet në kampionat. Gjërat u duken të vështira, kur Leno u detyrua të ndërhyjë në goditjen e Cleverley, por pas 20 minutave të mira të Watford janë londinezët që zhbllokojnë ndeshjen me Aubameyang.

Sulmuesi u përsërit 10 minuta më pas, duke e bërë të duket një lojë fëmijësh, sidomos pas gabimit në pozicionim të portierit Forster. Loja ndryshon kah në të dytën dhe Cleverley rihapi ndeshjen, duke përfituar nga një gabim të rëndë të Papastathopoulos. Besimi i fituar u kurorëzua në 81’ me penalltinë e shkaktuar nga David Luiz. E merr përsipër po vetë Roberto Pereyra, duke barazuar për Watford, duke e shtrirë kështu në një muaj mungesën e fitores për Arsenal.

BOURNEMOUTH-EVERTON 3-1
Everton nuk arrin të përsërisë suksesin e marrë ndaj Wolverhampton, duke u rrëzuar 3-1 në Vitality Stadium të Bournemouth. Richarlison e Calvert-Lewin ishin më të rrezikshmit në pjesën e parë, por vendasit kaluan në avantazh me Wilson, në bashkëpunim me një mbrojtje kaotike të Toffees, që barazuan me Calvert-Lewin. Bournemouth kthehet fort në pjesën e dytë dhe gjeti avantazhin me autogolin e Delph, për ta mbyllur më pas garën me Wilson.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *