• |
ide | kryesore

Qeveria hesht për audiopërgjimin e Artan Lames ku përfshihen ministra, deputetë…

Lajme, Të fundit



Asnjë reagim nga qeveria pas denoncimit të Partisë Demokratike që sulmoi kreun e Kadastrës, Artan Lame, duke e akuzuar për ndërhyrje për punësime në administratë. Në një dalje para mediave ish-deputetja Oriola Pampuri deklaroi se Lame duhet të ishte në burg pasi sipas PD ai ka përdorur administratën për fushatë elektorale, ndërsa shton se “vazhdon të mashtrojë shqiptarët me propagandën e Edi Ramës për punësime me konkurs”.

“Jemi dy muaj para zgjedhjeve që do të thotë se nga historia e deputetëve, kandidatë bashkie, kërkojnë ndihmë dhe mbështetje…E keni parë se Legalizimet është një nga gjerat më të rëndësishme që konsiderohet, kështu që deri në zgjedhje, historinë e ditës së shtunë nuk dua ta dëgjoj. Për sa kohë që unë ditën e shtunë jam në punë, kush mendon se do të rri pushim, fare thjesht le ta thotë dhe natyrisht të ikë pastaj. Në rastet kur janë larguar njerëz të tjerë, ua kam thënë ministrave e deputetëve përkatës; vëlla i dashur, ky vend është i joti”, – thuhej në audion ku fliste Lame, e cila u ripublikua sot nga PD.

Audiopërgjimi i përket kohës para zgjedhjeve të 2017, ndërsa u bë publik nga PD në janar të vitit të kaluar. Pak ditë më parë Lame doli në një konferencë për mediat ku njoftoi se kishte vende të lira punë në institucionin e tij duke premtuar se nuk do të pranonte asnjë ndërhyrje nga jashtë për punësime.



2 Comments

  1. EDHE KY ATY ATY ME LAL KURVEN ESHTE .
    E MBANI MEND TEK FEVZIU SI ULERISTE PER GJOJA DREJTESI ???
    SOT NUK E HAP GOJEN DHE ESHTE BERE SIMBOL I KURVERISE RILINDASE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *