• |
ide | kryesore

Shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga, si është shkatërruar kamioni (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës në aksin Burrel-Milot, ku një kamion me targa të huaja ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Ngjarja ndodhi gjatë natës në afërsi të urës së Ulëzës.

Mësohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i një mjeti me targa zvicerane, duke bërë që shoferi i kamionit (me targa maqedonase) të hidhej nga mjeti dhe ky i fundit të dilte nga rruga dhe më pas të përmbysej pak më tutje.

Kamioni që transportonte bazë materiale, ishte nisur nga Shkupi ndërsa kishte si destinacion Tiranën. 

Drejtuesi i kamionit ka arritur të shpëtojë, vetëm me disa lëndime, ndërsa tashmë po jep dëshminë e tij në polici. Kjo e fundit po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *