• |
ide | kryesore

Video/ Bylis përmbys Kukësin: golashënuesin më të mirë ka…portierin

F1, Sport, Video



Tre rezultate pozitive radhazi, dy fitore të njëpasnjëshme Bylisi, dy gola radhazi Isli Hidi. Skuadra e Dovedan duket se ka nisur kampionatin në mënyrën që kërkon trajneri, duke shkuar në kuotën e 7 pikëve dhe duke treguar dhëmbët përballë një kundërshtari prestigjoz si Kukësi. Blutë e Shpëtim Duros pësojnë në “Adush Muça” humbjen e parë në katër javë, duke u përmbysur nga mallakastriotët: “U duk sikur e morëm lehtë pas golit të shënuar – shpjegoi tekniku -, por hasëm në vështirësi për fajin tonë. Nuk shtruam lojën, nuk morëm lojën në kontroll si rezultat i agresivitetit të Bylisit. Kur nuk ecën loja, ka edhe momente nervozizmi”.

Bylis po rezulton, ashtu si mendohej, surpriza e bukur e kampionatit. Pas likuidoi Skënderbeun në Korcë ja edhe fitorja e parë në Ballsh, përballë një pretendenti si Kukësi. Avantazhi i Limajt në të 16 me goditje dënimi është venitur nga goli i dytë radhazi i Isli Hidit. Përsëri nga pika e bardhë, portieri i Bylis tregohet i ftohtë nga 11 metra duke u bërë shënuesi më i mirë i mallakastriotëve.

Kukësi tentoi të reagonte, por godjen e marrë e ndjeu, sidomos me mungesat e rëndësishme që kishte. Hapësirat u bënë të mëdha dhe Bylis i shfrtyëzoi me fantazinë e Murataj dhe fatin e Guindos në devijim. Një gol pikërisht që nga ata që të lënë pa frymë, në minutat e fundit të lojës, e që vlejnë tre pikë. “E kam thënë që të gjithë kundërshtarët duhen respektuar – vijoi Duro -. Mund të marrësh rezultat negativ si ne sot me Bylisin. Më vjen keq sepse e nisëm në avantazh. Nuk luajtëm mirë, nuk e menaxhuam avantazhin. Humbëm shumë topa përpara. Nuk i dhamë frymëmarrje skuadrës. U ndëshkuam në fund nga një pakujdesi”.

Pakujdesi apo jo, për Bylis cdo gjë ishte pozitive përvec faktit që duhet të bëjë pa kapitenin Murataj në ndeshjen e ardhshme, si pasojë e kartonit të dytë të verdhë të marrë nga fantazisti. Por me një portier golashënues dhe me një trajner që ka fituar konfidencë, Bylis i gëzohet 7 pikëve në katër javë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *