• |
ide | kryesore

Video/ Var, penalltia e Piatek thyejnë Veronën me 10 lojtarë: lodhje e madhe për tre pikët nga Milan

Sport, Video



Milan fiton në Verona me rezultatin 1-0 falë penalltisë së Piatek. Por kuqezinjtë nuk bindin, përkundrazi. Verona ishte shumë agresive, por edhe fëmijënore si në rastin e minutës së 21′, kur ndërhyrja e rrezikshme, por fare e kotë e Stepinski, e lë Hellas në inferioritet numerik: taka në fytyrën e Musacchio dhe karton i kuq. Arbitri Manganiello në të vërtetë i dha të verdhë në fillim, por pas ndërhyrjes së Var, e ndryshoi vendimin e tij në të kuq.

11 kundër 10 Milan nuk krijoi praktikisht asgjë, madje Verre frikësoi Donnarumma me një kontroll e goditje që kaloi ngjitur me shtyllën. Giampaolo provoi kartën Rebic (në debutim) për Paquetà. Kroati nuk la gjurmë, ndërsa Calabria e Verre shkëmbejnë shtyllat në tre minuta. Fati i buzëqeshi kuqezinjve në të 67′, kur goditja e Calhanoglu preku krahun e Gunter, që për Manganiello ishte penallti.

Piatek zhbllokoi ndeshjen, duke i dhën fund thatësirës me Milan, që zgjaste nga maji. Në avantazh, skuadra e Giampaolo administroi, ndërsa pa ti dilte edhe kundër Var, kur anulloi golin e dytë të Milan, për një faull të Piatek. Por kjo nuk ishte asgjë në krahasim me episodin e sekondave të fundit: Calabria pengon Pessina, arbitri e nxjerr me të kuqe, por jep faull në hyrje të zonës, në kohën kur dukej se ishte brenda. Var nuk e korigjoi dhe shpresat e Hellas u shuan bashkë me të majtën e Veloso që u përplas në barrierë.

ITALY – SERIE A

Genoa 1 – 2 Atalanta
Brescia 3 – 4 Bologna
Parma 1 – 3 Cagliari
SPAL 2 – 1 Lazio
Roma 4 – 2 Sassuolo
Verona 0 – 1 Milan



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *