• |
ide | kryesore

“Violinës i mungon një kordë…” vëllai i Dybala ironizon Sarrin

Sport



“Violinës i mungon një kordë që të luajë si duhet”. Reagimi për përjashtimin e panumërt të Paolo Dybala, vjen nga profili Tëitter i vëllait të Joya. Një mesazh i qartë, i referuar teknikut bardhezi Maurizio Sarri, që konfirmon momentin e komplikuar të sulmuesit argjentinas, i degdisur në pankinë edhe kundër Fiorentinës e përdorur nga Sarri në këtë fillim sezoni vetëm për 14 minuta në ndeshjen kundër Napoli. Shumë pak për Paulo, tashmë i kaluar nga Higuain në hierarkitë e Komandantit.

Si pasojë e dëmtimeve të Douglas Costa e Pjanic, por edhe ngërci i Danilo, në Firence numri 10 bardhezi ka qenë edhe njëherë, jashtë fushës, për ti parë shokët e skuadrës të luanin. Një situatë që vëllai i Dybala ka vendosur ta theksojë përsëri në rrjetet sociale. Pak fjalë për të bërë prezent mungesën e një elementi me kualitet si Paulo në këtë Juventus. Një lojtar i aftë të bëjë skuadrën të funksionojë më mirë me shpërthimet e veprimet e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *