• |
ide | kryesore

Zbulohet letra e KLSH-së: Mos i votoni Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat! Kanë pasoja!

Lajme, Të fundit



Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkoi parlamentit shqiptar të mos miratonin 2 koncesionet e ndërtimit të akseve rrugore Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

Top-Channel publikoi në mënyrë ekskluzive shkresën që KLSH-ja i drejtoi kryeministrit Rama, zv/kryeministrit Erion Braçe, kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe Ministres së Transportit dhe Infrastrukturës Belinda Balluku që të tërhiqen nga miratimi i dy koncesioneve.

Organi i lartë i kontrollit shtetëror argumenton se pagesa e 10 milionë € interesa për hua për dy kompanitë koncesionare “Gjikuria sh.p.k.” dhe “ANK sh.p.k” do të ketë kosto negative për buxhetin e shtetit, pasi këto hua nuk ekzistojnë.

“Vetëm për kontratën e Milot-Balldrenë, rezultojnë pagesa tepër, të pajustifikuara sipas kontratës dhe të panevojshme 6.1 milionë euro që përbëjnë pasoja negative financiare për buxhetin e shtetit. Për Orikum-Dukat do të paguhen 3.6 milionë euro interesa të panevojshme, që përbëjnë pasoja negative për buxhetin e shtetit’’, – shkruhet në kërkesën e paraqitur nga KLSH-ja.

Kostoja totale e ndërtimit të dy akseve rrugore në fjalë kap shifrën e 281 milionë €. Në seancën e fundit plenare, parlamenti hodhi poshtë 8 dekretet e presidentit Meta, ku midis tyre ishin dhe kthimi mbrapsht i koncesioneve Milot-Balldren dhe Orikum Dukat.



4 Comments

  1. por kur KLSH thote se keto hua ndaj bankave nuk egzistojne.. nga do dalin leket atehere ?
    Kjo quhet PASTRIM PARASH. Keta ‘ ndertuesit’ kane mbledhur para nga aktivitetet kriminale gjate ketyre 30 viteve dhe tani duan ti deklarojne te pastra. Por ne kete mes ka dhe bashkpunim me bankat te cilat pranojne te deklarojne gjoja sikur kane dhene kredi per keto projekte ndertimi.

    Pra rruget do te behen me leket e pista , intersi bankar mbi huane ( qe nuk egzisotn) ndahet midis bankave dhe qeveritareve . Kurse ndertuesi ne fund del me para te pastra.

  2. Kontrolli i mesiperm eshte kot nul
    Nuk eshte denuar asnje shkeles per cfare i behet ketij populli.
    Dosjet e tij kane zene pluhur ne zyrat e atyre qe kalojne vetingun rehate fare.
    Ky vend do mbase nja 50 vjet te behet. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *