• |
ide | kryesore

Akuzat e PD, Babani: Shpifje, padi Bardhit

Lajme, Të fundit



Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani, ka reaguar pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike të disa dokumenteve që sipas selisë blu faktojnë arrestimin e tij në Itali për vjedhje makinash.

Në një dalje publike për mediat, Babani u shpreh se akuzat e PD-së janë të sajuara dhe paralajmëroi ngritjen e një padie për shpifje ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të demokratëve, Gazment Bardhi.

E gjithë kjo histori është e sajuar që nuk ka lidhje me mua, unë deklarimet i kam bërë të qarta, ata nëse kanë mëto fakte mund të kishin shkuar në Prokurori. Mua nuk më ndalin. Unë po pres që ata të bëjnë padinë në Prokurori, po orës ftesën e Prokurorisë dhe jam i gatshëm të shkoj e të jap deklarimet e mia. Ata meqë e kane bërë padinë pse dalin të flasin në televizor? Me 4 prill 1994 deri më 27.10.1994 kam qenë në hotel në punë, gjatë gjithë kësaj periudhe, dhe këto janë vitet e mia të punës. Unë në jetën time nuk kam qenë kurrë i ndaluar. Nuk kam asnjë person të njerëzve me të cilët kam bashkëpunuar atje nuk ka pas emrin Saimir. Unë kam autorizuar avokatët e mi dhe po shoh para se Prokuroria të dalë me një vendim që t’i bëj një denoncim zotit Bardhi për shpifje. Nuk kam ndryshuar asnjëherë emër e as mbiemër.”- është shprehur për mediat kreu i njëisë vendore të Vaut të Dejës.

Në një deklaratë më herët, Bardhi u shprehur se Babani, duke përdorur emrin e rremë “Marq Babaj”, është arrestuar më datë 4 Prill 1994 në Itali, duke vjedhur makina. “Kandidati i Edi Ramës për Vaun e Dejës ka qenë pjesë e një grupi kriminal që vepronte në zonën e Siçilisë dhe që kishte kryer disa vjedhje.”

Sipas PD-së, kreu i njësisë vendore të Vaut të Dejës, ka qëndruar në burg deri më datën 6 Maj 1994 dhe më pas është dënuar dhe dëbuar nga shteti Italian. “Kjo është vetëm një pjesë e dosjes kriminale të kandidatit të Edi Ramës për Vaun e Dejës. Gjithashtu, Mark Babani duhet të ndiqet penalisht për fallsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit.”- vërente PD-ja.

 

 



4 Comments

  1. Ngaqe nuk i ka ngel gjo tashi, bojne akuza kot e shpikin gjera. Amon sa poshte ka degradu PD. Skan faj ato qe duan ta heqin Lulin. Hiqeni ate loqe se sbo per politik.

  2. Ka dash daja me te qi gruan e xhajes, prandaj e ke ndryshu mbiemrin? Te qifshin Neten e Edi Rames ty…. Hahahahahahaha

  3. Ik o hajdut faqekuq,ik se na degjeneruat krejt !Vjedh makina e cdo gje qe mund ti zere dora e del ketu pa piken e turpit e shet edhe mend !Rrace muti,hajdute te piste,uleni koken se nuk keni bere asgje per tu mburrur e te jeni arrogante!!!Plehra socialiste,rilindas te shperfytyruar,damlla qe moret ne qafe kete vend perfundimisht !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *