• |
ide | kryesore

Arrestimi i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, prokuroria letër Bardhit: Dorëzo dokumentet

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pak orë pasi Partia Demokratike publikoi dokumentet, të cilat pretendon se provojnë arrestimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani, Prokuroria e Përgjithshme kërkon zyrtarisht dokumentet. Në një letër dërguar sekretarit të Përgjithshëm, Prokuroria kërkon dokumentet për Babanin.

Ditën e sotme, PD nxorri dokumentet ku rezulton se Mark Babani, nën identitetin e dytë Saimir Marq Babaj ka qenë pjesë e një grupi kriminal në Siçili, që merreshin me vjedhje automjetesh.

Sipas Partisë Demokratike, dokumenti është nxjerrë nga autoritetet italiane dhe se emri “Marq Babaj” është arrestuar më 4 prill 1994. Partia Demokratike ka nisur prej ditësh akuzat ndaj Mark Babanit. Vetë kreu i Bashkisë Vau i Dejës, e ka mohuar diçka të tillë, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet.



3 Comments

  1. Dega e Partise Socialiste,dega me e inkriminuar e saj qe quhet Prokuroria e Shqiperise,ka kerkuar dokumentet per Marq,Mark,Tuc,Lluc Babanin ?!Pse,me çfare merreni ju funderrina gjithe diten dhe tere kete kohe qe flitet per keto plehra qe jo per te pare te qytetit nga vijne por as edhe per stallier nuk bejne.Turp i madh qe Partia Socialiste poshteroi keto qytete dhe shqiptaret me keto kriminele te ndyre !!!

  2. E turpshme prokuroria mbas vetingut kerkon dekumetat per kete hale , njekohsishte bane dhe preion poseduesve te dekumetacionit per vjedhjet e ketij hajduti , qe krye haduti e ja bani peshqesh komunes vasu dejes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *