Pasi kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës, Mark Babani paralajmëroi kallëzim penal ndaj Gazment Bardhit, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, ky i fundit ka reaguar sërish duke paralajmëruar prova të reja që, sipas tij, konfirmojnë problemet e kryebashkiakut të Vaut të Dejës me drejtësinë italiane.
“Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur?”,- pyet demokrati, duke shtuar: “Nëse për këtë Marq Babaj nuk e ka kujtesën shumë të fortë, do t’ia rifreskojmë në vazhdim.”
“Mark Babaj bën shumë mirë që paska avokatë, se do t’i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehje të faktit që është arrestuar për vjedhje makinash në Siçili më në 4 Prill 1994. Derisa të bëjë gati padinë ndaj meje, të përgjigjet edhe për një fakt tjetër nga jeta e tij nëpër “hotelet” e Italisë.
Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur? Nëse për këtë Marq Babaj nuk e ka kujtesën shumë të fortë, do t’ia rifreskojmë në vazhdim”, – thotë Bardhi.
Bardhi pretendon se Mark Babani ka përdorur deri në 7 emra për t’iu fshehur drejtësisë italiane.
“Mirë është që hajduti i makinave të Siçilisë të mos ia qajë hallin Edi Ramës, se atij i duhet avokat për vete. p.s: Kur Marq Babaj të më padisë, të më njoftojë me cilin nga 4-5-6-7 emrat që ka përdorur Mark Babani i Edi Ramës për t’iu fshehur drejtësisë italiane, duhet ta kërkoj në sistemin e gjykatës”, – mbyll reagimin Bardhi.
PD publikoi sot disa dokumenta ku pretendon se Babani është arrestuar më datë 4 Prill 1994 në Itali, për vjedhje makinash, por akuzat u hodhën poshtë nga kryebashkiaku socialist.
SIPAS ERES KY MARQU QEKA ME I MIRI I TE KEQINJEVE TEK RIPJELLJA
Ca Jane kto cic mice me qorr. Boji padi dhe rrase mren.
Kerkohet hetimi I prokurorise dhe pastaj eshte prokuroria qe kerkon denim per kete, sepse eshte ceshtje penale..Informohu!
Populli hajdut dhe liridashes. Po si nuk doli nje qe nuk ka vjedhur.
“Miu te kiu” – ka sa te duash qe nuk kane vjedhur (p.sh. ti dhe une), por nuk mund te jene kryebashkiake.