• |
ide | kryesore

Del dokumenti/ Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës i arrestuar në Siçili

Arkiva, Kryesore



Në mbështetje të akuzave të ngritura më herët, Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme dokumentet që dëshmojnë sipas selisë blu arrestimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani, në zonën e Siçilisë për veprën penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se Babani, duke përdorur emrin e rremë “Marq Babaj”, është arrestuar më datë 4 Prill 1994 në Itali, duke vjedhur makina. “Kandidati i Edi Ramës për Vaun e Dejës ka qenë pjesë e një grupi kriminal që vepronte në zonën e Siçilisë dhe që kishte kryer disa vjedhje.”- tha më tej Bardhi.

 

 

Sipas selisë blu, kreu i njësisë vendore të Vaut të Dejës, ka qëndruar në burg deri më datën 6 Maj 1994 dhe më pas është dënuar dhe dëbuar nga shteti Italian. “Kjo është vetëm një pjesë e dosjes kriminale të kandidatit të Edi Ramës për Vaun e Dejës. Gjithashtu, Mark Babani duhet të ndiqet penalisht për fallsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit.”- vëren PD-ja.

 

 

Një javë më parë, bazuar në të dhënat e formularit të Vetëdeklarimit të kreut të njësisë vendore të Vaut të Dejës, PD ngriti pretendimin se Babani, “në mënyrë ilegale ka mbajtur edhe disa identitete të tjera, të padeklaruara në Formularin e Dekriminalizimit, si më poshtë:

Mark Ndoc Babani, i datëlindjes 24.12.1965

Marq Saimir Babaj, i datëlindjes 11.06.1967

Ylli Saimir Babaj, i datëlindjes 02.11.1968”

Njësoj si në rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të dorëhequr të Shkodrës, Valdrin Pjetri, si edhe të kryebashkiakut në detyrë të Vorës, Agim Kajamaku, PD-ja i është referuar të dhënave të sistemit TIMS, nëpërmjet të cilave, sipas selisë blu rezulton se Babani nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë përgjatë periudhës 1994 – 2005 me identitetin e tij real.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka jetuar për 5 vite në Itali. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Mark Babani nga periudha 1994 – 2005 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë me identitetin e tij real, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”- argumenton PD-ja në kërkesën adresuar Prokurorisë për kryerjen e verifikimeve ndaj figurës së Babanit, shoqëruar nga firmat e 500 qytetarëve.

Në këto kushte, sipas PD-së, Babani duke qenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit, nuk mund të ushtrojë funksione publike. Ndërkohë, përkundër pretendimit të ngritur nga selia blu, Babani, në disa prononcime për mediat ka mohuar kategorikisht akuzat, duke u shprehur se “kam pasur absolutisht vetëm emrin Mark” dhe se në periudhën kohore për të cilën pretendohet nga PD-ja, ka udhëtuar drejt Italisë.

“Unë kam shkelur në Itali në vitin 1994 deri në vitin 2003, me emrin Mark Babani, e lidh këtë me vitet e punës që kam pasur atje dhe me kodin fiskal që kam pasur. Në vitin 2003 kam shkuar dorëzuar soxhornon dhe kam marrë vizën si biznesmen. Për shkak të biznesit e kaloj pjesën më të madhe të kohës në Evropë. Nëse arrijnë me gjet një gjobë 100 euroshe në një nga vendet e Evropës do i kem borxhin më të madh.”- është shprehur Babani në një intervistë të realizuar në rrugë telefonike nga televizioni informative “News 24”, duke shtuar se se është i gatshëm të përballet me institucionet e drejtësisë.

“Kam ikur në Itali në 6 mars 1991. Jam regjistruar në kampin ku ishim dhe lejen e qëndrimit e kam marrë në 91, dhe kam punuar në fabrikë peshku. Aty kam punuar nga 1991 deri në 1995…Mbiemrin e kam ndryshuar në 1993 si familje në Vaun e Dejës, dhe i jam përshtat këtij mbiemri. I kam vetëdeklaruar të gjitha në formular. Kam dy datëlindje, 24 dhjetor, natën kur kam lind dhe regjistrimin e bërë në kohën e komunizmit më 8 janar.

E kemi pas mbiemrin Babaj dhe në 1993 e kemi kthy e kemi bërë Babani që unë e kam përshtat edhe në dokumentet e mia.”- ka përmbyllur Babani reagimin e tij.

Deklarata e Plotë e PD-së:

Prej gati një muaji, Partia Demokratike ka publikuar të dhëna të pakundërshtueshme se tre nga kandidatët e Edi Ramës në bashki të ndryshme të vendit, kanë të kaluar kriminale. Valdrin Pjetri i Shkodrës, Agim Kajmaku i Vorës, Mark Babani i Vaut të Dejës e kanë fshehur të kaluarën e tyre kriminale. Për këtë arsye ata duhet të ishin larguar të gjithë nga detyra që mbajnë në mënyrë të paligjshme dhe duhet të ishin në burg për fallsifikim.

Filtri përballë shkeljes së ligjit duhet të ishte propozuesi dhe mbështetësi politik i tyre Edi Rama. Akti më normal i një kryeministri normal do të ishte shkarkimi i kandidatëve të tij kriminelë, por Edi Rama, i cili përgojon gjithkënd dhe flet për gjithçka, nuk ka gjetur akoma asnjë moment për të mbajtur qendrim për kriminelët e tij në bashki.

Edi Rama u detyrohet qytetarëve të Shkodrës një shpjegim pse zgjodhi Valdrin Pjetrin, një trafikant droge, për të përfaqësuar Shkodrën.

Edi Rama ka detyrimin t’u thotë banorëve të Vorës pse u ka caktuar një fallsifikator parash dhe mashtrues si Agim Kajmaku në krye të bashkisë.

Edi Rama duhet të marrë përgjegjësitë dhe të flasë sot përse vendosi që të identifikohet me një kriminel si Mark Babani në Vaun e Dejës.

Deri më sot Edi Rama ka bërë të kundërtën e marrjes së përgjegjësisë publike për emërimet e tij kriminale në bashkitë e vendit. Ai është fshehur si burracak pas zvarritjeve të prokurorisë, e cila akoma nuk ka një përgjigje për asnjërin prej kriminelëve të Edi Ramës.

Edi Rama vazhdon të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk shikon që kandidatët që u ofroi shqiptarëve më 30 Qershor, janë kontigjent burgjesh dhe, njësoj si ai vetë, janë përfaqësues të padenjë për një shoqëri që kërkon të zhvillojë vlerat dhe standardet europiane.

Me heshtjen prej fajtori, Edi Rama provoi se është i pafuqishëm të përballet me të vërtetën dhe se vetëm bashkëpunimi me krimin është mekanizmi i vetëm që i siguron atij pushtet.

Në këto 6 vjet të drejtimit të vendit, Edi Rama u provua si Kryeministri që promovoi në politikë dhe në administratën publike mbi 300 persona me precedentë kriminalë, nga vrasësit dhe përdhunuesit, tek trafikantët e drogës dhe trafikantët e grave dhe vajzave.

Edi Rama hesht megjithëse e di që rasti më i fundit, i denoncuar nga Partia Demokratike, Mark Babani, ka mashtruar me Formularin e Dekriminalizimit. Ai është një person me precedent penal, është një i dënuar në Itali dhe sipas ligjit nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik, përfshirë atë të Kryetarit të Bashkisë.

Media ka transmentuar përbetimet e Mark Babanit, që ai nuk ka patur kurrë problem me drejtësinë dhe se nuk ka qëndruar as 24 orë në burg.

Ky është një mashtrim i Mark Babanit, që bëhet nën mbrojtjen e Edi Ramës. E vërteta është se Mark Babani është person me precedent kriminal.

Ky që shikoni është një dokument i nxjerrë nga sistemi shtetëror i burgjeve në Itali.

Sipas këtij dokumenti zyrtar, rezulton se:

Mark Babani, me emrin e rremë Marq Babaj, është arrestuar më datë 4 Prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”. Ai është arrestuar nga Policia Italiane duke vjedhur makina. Kandidati i Edi Ramës për Vaun e Dejës ka qenë pjesë e një grupi kriminal që vepronte në zonën e Siçilisë dhe që kishte kryer disa vjedhje.

Mark Babani alias Marq Babaj ka qëndruar në burg deri më datën 6 Maj 1994 dhe më pas është dënuar dhe dëbuar nga shteti Italian.

Kjo është vetëm një pjesë e dosjes kriminale të kandidatit të Edi Ramës për Vaun e Dejës.

Këto të dhëna provojnë se Mark Babani është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit.

Sipas ligjit për dekriminalizimin nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie, personat ndaj të cilëve është marrë një masë arresti me burg, vendim dënimi apo dëbimi në një nga vendet e Bashkimit Europian, në rastin konkret në Itali.

Gjithashtu, Mark Babani duhet të ndiqet penalisht për fallsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit.

Mark Babani është në dijeni të plotë të faktit se është një person me rekorde të shumëfishta kriminale. Mashtrimi i tij publik se nuk ka patur asnjëherë probleme me drejtësinë, provon se ai ka mbrojtjen e Edi Ramës.

Me heshtjen e tij, Edi Rama provoi se është vërtetë ai mbrojtësi i Mark Babanit, me kandidimin e të cilit tregoi edhe njëherë se është i lidhur pazgjidhshmërisht me krimin.

Partia Demokratike i kërkon organit të prokurorisë të veprojë menjëherë ndaj Mark Babanit dhe të zbatojë ligjin e dekriminalizimit.

Asnjë vonesë apo manipulim i organit të prokurorisë nuk e fsheh më të vërtetën se Edi Rama është politikani i vetëm në Europë, që promovon, mbështet dhe qeveris me krimin.



14 Comments

  1. edhe nje deshmor tjeter rilindas ka rene ne itali ne mbrojtje te krimit droges bandave, hajduteve etj etj vyrtyte rilindase

    shpifje shpifje shpifje —-degjohet se largu zeri i kryekriminelit Edi Rama

    O rame, e ke vendin ne burg o kryeplehre rilindase

    Asnje proteste te dhunshme asnje justifikim qe ti te perfitosh nga ndonje marreveshje e turpshme

    ti je kontigjent burgu. ke plot shok e miq .

    Nuk i duhet kujt pushteti me ty te lire qe gezon leket e shqiptareve, njerezve me te varfer te europes, me te cilet ti tall trapin cdo sekonde dhe u merr dinjetitn, dhe u shkaterron jetet.

  2. Nuk ka asgje per tu çuditur. Asnje njeri normal me pak cipë nuk do deshironte te behej pjese e stafit te nje bythqiri si Edi Rama. Mizat pas mutit mblidhen tek e fundit…

  3. Respekt per veprimin e braktisjes totale te sistemit dhe demit te jashtezakonshemn qe ju shkaktue rames nga kjo braktisje . Denoncimet sa me te shpeshta do sjellin dobesimin e pushtetit te rames .

  4. Mire me Markat, Frokat, Pjetrat etj, kush na siguron se edhe Mrikat nuk kane precedente penal? Ketyre nuk u zihet bese fare dhe bejne moral per bese e burreri! Ky eshte me te vertete nje halle i madh per cdo parti politike, ke do te kandidojne ne Shkoder, Lezhe, Malesi e Madhe, Miredite, ndonje permetar apo korcar?!

  5. Hahahahaha, gjeja me gazmore qe kam pare deri me sot.

    Do e shofim kur t’ja mbyll gojen Italia, ketu do jemi por sdo shpetojne lehte kto te PD pastaj.

    Meqe jeni dhe pa pune, vazhdoni germoni se m*t do gjeni…

  6. sa me kriminel aq me i mir muti per qelbesirat lloji,malok,i pa emer,gr,beso,laraska etj.parazit njerz ,njeqelizor e pakurrizor keta te RIDHJERIT E STALINIT.rama,ruqi,baba taku,braqe,majko,xhafa,velija.

  7. Rilindja do hyje ne historin boterore jo vetem te Europes per numerin e krimineleve e banditeve te emeruar ne qeveri,parlament e bashki. Kete rekord e arriti Rama. bravo per gjera te tjera nuk do mbahet mend mbas 100 vitesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *