• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Pronat në rrezik, drejt krijimit ‘korporata’ e re e Ramës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Jorida Tabaku.JPG



Korporata e Investimeve Shqiptare nuk është asgjë tjetër veçse vegla e radhës e Edi Ramës për të vjedhur pronat publike dhe private të shqiptarëve.

Ky është thelbi i reagimit të sotëm të Jorida Tabakut, ish-deputetes demorakte që rreshton disa arsye pse çdo pronë e lakmueshme është në rrezik nga KISH-i që po gatuhet në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Tabaku argumenton se KISH ka të drejtën e shpërndarjes së pronave publike për ‘investitorët’, klientë të Ramës, si dhe me VKM marrjen e pronave private për t’ia dhënë këtyre investitorëve.

Reagimi: 

Sot, në komisionin e Ekonomisë dhe Financave po diskutohet projektligji për Korporatën e Investimeve Shqiptare (KISH). Megjithëse drafti që po diskutohet ka disa ndryshime në raport me variantin e parë, këto ndryshime janë të llojit estetik që në thelb nuk ndryshojnë frymën dhe qëllimin e Korporatës, pra kalimin e të gjtihë pronave në duart e një njeriu.

Drafti që sot diskutohet në Komision është kundërshti të plotë me Kushtetutën e RSH; Kjo pasi ai kundërshton sigurinë fizike të pronës, qoftë ajo private apo shtetërore. Korporata është thjesht maska me të cilën Rama vesh fytyrën e vërtetë të ligjit, një krijesë e tij dhe qeverisë për të gllabëruar pronat publike dhe më tej ato private të Shqiptarëve. Sipas projektligjit qeveria shqiptare i jep të drejtën vetes që të krijojë këtë korporatë dhe më pas do t’i kalojë asaj me VKM trojet apo pronat e caktuara nga autoriteti lokal apo ministror në fondin e saj. Sipas një varianti të Ligjit, do të jenë këto prona që do të jenë kapitali i kësaj korporate në treg.

Megjithëse qeveria ka ndryshuar nenin në lidhje me prokurimet publike sërishmi ajo ka lënë në hije mënyrën se si operohet me to. Drafti i ri ngre çështjen e Prokurimeve që nuk do të jetë sipas standarteve të ligjeve shqiptare megjithëse pronat publike që do të jepen nga KISH janë publike. Ligji i jep mundësinë KISH që përmes VKM-ve ajo të marrë edhe pronën private të qytetarit të cilin shteti mund ta përllogarisë si gjoja në interes publik. Kështu pronat në bregdet apo në zona të lakmuara të vendit mund të gllabërohen nga KISH gjoja për interesa publikë për t’iu dhënë disa “investitorëve” të huaj që do të bashkëpunojnë me KISH (pra kryeministrin).

Projektligji për KISH është vazhdimësia e një rruge të nisur me ligjin për investimet strategjike (që ua vjedh pronën pronarëve për t’ua falur gjoja investitorëve), Ligji për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës të vitit 2015, ligjet me emrat e biznesmenëve që janë votuar këto 2 vitet e fundit masivisht në parlament.



2 Comments

  1. Ku Kane mbet me prona Ju te gjithe keni dhene nga nje dite qe te shkaterrohen
    Zoti i shkaterrofte zullumqaret.

  2. Keto jane pasoje e ligjit komunist 7501 qe PD e mbeshteti deri ne fund. Keshtu qe Znj. Tabaku te mbylli gojen e mos te flase fare se eshte partija e saj qe nuk ja njohu pronareve pronen. Me nje perjashtim qe per veten e tyre oligarket e partise demokratike i moren pronat e tyre biles edhe te te tjereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *