• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Zbulohet si u organizua vrasja e Santiago Malkos në lokalin në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ish-policit Santiago Malko pak ditë më parë në Tiranë. Mësohet se Blendi Teta, 39 vjeç, personi i arrestuar ditën e djeshme për “pengim të zbardhjes të së vërtetës”, ishte ulur për darkë në zonën e “Freskut” me personat e dyshuar për vrasjen në fjalë, shtetasit L.D e D.A, si edhe disa persona të tjerë. 

Pas ndalimit nga Policia, 39 vjeçarit i janë sekuestruar dy aparate celularë, kqyrja e të cilëve pritet të hedhë edhe më shumë dritë mbi dyshimet e policisë. Efektivë të Sektorit kundër krimeve kanë tentuar të marrin edhe një herë në pyetje Tetën, tashmë i ndaluar si i dyshuar për vrasjen e Santiago Malkos.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nga këqyrja e kamerave të sigurisë, Teta është vërejtur të kalojë pranë vendit të ngjarjes, duke ngritur dyshime se mund të jetë pjesë e atentatit ndaj Malkos. Por, në dëshminë e parë dhënë para grupit hetimor, 39 vjeçari ka mohuar të jetë ndodhur aty pranë.

I venë përballë provave të Policisë, me tej Teta është detyruar të tregojë se ka qenë vetëm një kalimtar i rastit, por jo që të ketë lidhje me ngjarjen.

Megjithatë, avaresisht dëshmisë së tij, Policia dyshon se mund të ketë lidhje me autorët e vrasjes së ish-policit. Përveç akuzës për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, Policia e akuzon Tetën edhe për dëshmi të rremë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *