• |
ide | kryesore

F1/ Vettel duhet të bëjë kujdes: një tjetër penalitet sjell një GP skualifikim

Sport



Në Singapor, Sebastian Vettel është i detyruar të kërkojë kthsën për të mbyllur sa më mirë të jetë e mundur pjesën e fundit të një sezoni zhgënjyes. Një vit i komplikuar në të cilin shoku i skuderisë Charles Leclerc ka arritur të marrë dy fitore në vitin e parë me Ferrarin, në kohën që gjermani se ka provuar ende shijen e suksesit. Por Vettel jo vetëm duhet të shtyjë në maksimum, për të përfunduar garën përpara Hamilton e të tjerëve, por duhet edhe të ketë kujdes mos të kryejë gabime të tjera. Rrotulimi i bërë në kthesën Ascari në Monza, që solli kontaktin me Racing Point të Lance Stroll, në fakt, i ka kushtuar një penallti prej 10 sekondash në bokse, e mbi të gjitha tre pikë penaliteti në patentën e superlicencës. Rasti i panumërt, mes 2018 e 2019, që e ka bërë gjermanin të arrijë në kuotën 9 nga 12 pikët e lejueshme. Kështu, mjafton një tjetër sanksion prej tre pikësh e për Vettel do të ketë një GP skualifikim. Për të evituar që kjo të ndodhë, Vettel duhet të drejtojë me shumë kujdes deri në GP e Japonisë në 13 tetorin e ardhshëm e të evitojë thyerje të rregullave si në Singapor ashtu edhe në Sochi. Nëse gjithcka shkon mirë, në Suzuka do të përfundojë gabimi i 19 tetorit 2018 në Austin, në Shba (tejkalim shpejtësie në regjimin e flamurit të kuq) e piloti gjerman mund të marrë frymë lirisht.

Lajmet e këqija nuk mbarojnë këtu. Që kur patenta me pikë është futur në F1, Sebastian Vettel është piloti më ‘i keq’, duke lënë pas (24 me 21) Max Verstappen e Romain Grosjean. Penalitetet filluan në provat e treta të lira të GP të Kanadesë 2015, deri në atë të fundit në Monza. Shumë në krahasim me atë të kampionit aktual F1 Lewis Hamilton (në kuotën 6) ose pilotit të Renaut Daniel Ricciardo (7). Janë më agresivë Valterri Bottas (12), Nico Hulkenberg (14) dhe Sergio Perez (16). Si funksionon Superlicensa është shumë e thjeshtë. Nëse merret një dënim, ajo skadon pas një viti fiks. Gjatë kësaj kohe nuk duhet të merren katër (d.m.th 12 pikë në lejen e drejtimit) përndryshe bëhet skualifikimi në Cmimin e Madh të ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *