• |
ide | kryesore

Filmi satirik i dedikuar Luftës së dytë botërore fiton çmimin e parë në TIFF

Paparazzi, Slider



Filmi satirik “Jojo Rabbit”, dedikuar Luftës së Dytë Botërore ka fituar çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. Kjo arritje e klasifikon këtë vepër në listën e prodhimeve kinematografike që mund të fitojë çmimin Oscar.

Filmi satirik “Jojo Rabbit”, me regji të Taika Waititit, është vlerësuar si prodhimi më i mirë i vitit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.

Ngjarjet vendosen në vitin 1940 në Gjermani, përgjatë Luftës së Dytë Botërore.

Personazhi kryesor është një djalë i vogël, i cili zbulon se nëna e tij është duke fshehur në shtëpinë e tyre një vajzë hebreje.

Në rolet kryesore të tij janë aktorët e njohur Scarlett Johansson dhe Roman Griffin Davis.

Fitorja në Toronto konsiderohet mjaft e rëndësishme, pasi kjo arritje e klasifikon filmin “Jojo Rabbit” në listën e filmave që mund të fitojë çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë për vitin 2020.

Prodhimi satirik do të prezantohet edhe në Festivalin e Filmit në Londër në muajin tetor, ndërsa në kinematë britanike do të nisë të shfaqet në janar të vitit të ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *