• |
ide | kryesore

Grushta mes kryetarëve ultras të Inter: Curva Nord e mohon me një foto epike

Sport



Kthesa e Veriut interiste kthehet të flaës për veten për një episod alarmues të ndodhur gjatë ndeshjes Inter-Udinese. Dy liderët historikë të tifos zikaltër, Vittorio Baiocchi e Franco Caravita, sipas disa të dhënave janë zënë gjatë ndeshjes dhe zënka është ka përfunduar me agresionin fizik të Baiocchi, që me dy grushta ka goditur në fytyrë Caravitan. Gjithcka nisi nga një kor, “Vittorio një prej nesh” (në nder të Baiocchi) që në një farë pikë nisi në sector në mënyrë të papritur.

Për momentin nuk është bërë asnjë denoncim e me shumë mundësi do të vazhdohet në këtë drejtim, sepse rregullat e ultrà nuk e parashikojnë këtë lloj veprimi. Ajo që ka befasuar është fakti se përplasja ka ndodhur në sy të të gjithëve: një sinjal preokupues, duke patur parasysh precedentët e protagonistëve.

Boiocchi, si bën të ditur Corriere della Sera, në vitet 80 e 90 ka qenë një nga kryetarët e Boys San përpara se të kryente 30 vjet burg për narkotrafik e grabitje. Pas dënimit, 66 vjecari është kthyer në San Siro e prezenca e tij nuk ka kaluar pa vëmendje. Ngjarjet e ndodhura dhjetorin e kaluar para Inter-Napoli, kur humbi jetën Daniele Belardinelli, kanë sjellë ekuilibra të rinj në Curva Nord ku Franco Caravita, 60 vjec, prej dekadash një nga figurat më të rëndësishme e përfaqëesuese. Frika është se mund të shpërthejë një luftë për pushtet.

CURVA NORD MOHON
Me një postim në faqen e Facebook “L’urlo della Nord”, ka mbërritur mohimi i direct të interesuarve: “Përgjigja jonë shkon përtej falsiteteve, Nord është një familje”. Në imazh duket Franco Caravita (djathtas) bashkë me Vittorio Baiocchi, që natën mes të shtunës e të dielës i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *