• |
ide | kryesore

Hazard: “Te Real Madrid të humbasësh një ndeshje është një katastrofë”

Sport



Eden Hazard realizoi ëndrrën e tij. Ndërkombëtari belg më në fund arriti të firmoste me Real Madrid këtë verë, por një dëmtim e pengoi të bënte një fillim mbresëlënës të sezonit, ndërkohë që shpreson të luajë kundër PSG të mërkurën. Në një intervistë për UEFA para debutimit të tij në Champions me Real Madrid, Eden Hazard pranoi se presioni i rezultateve nuk është njësoj si në Spanjë dhe në Angli.

“Unë mendoj se tifozët këtu janë vërtet tifozë. Në Angli nuk ka shumë tifozë, njerëzit e duan futbollin, por nuk janë aq fanatikë për ekipet e tyre. Në kohën kur isha te Chelsea dhe ne humbnim,ndjenim zhgënjim, ashtu edhe tifozët, por kurrë nuk mendoja se ishte katastrofë. Është ndryshe në Spanjë. Futbolli është gjithçka për ta dhe u takon lojtarëve të japin gjithçka”, tha ndërkombëtari belg.

Eden Hazard zbuloi objektivat tij për sezonin e parë me Real Madrid në planin personal: “Unë kam punuar gjithmonë vetëm në fushë. Sigurisht, kur je në një klub si ky, duhet të fitosh dhe duhet të marrësh pikë. Unë gjithmonë jam sjellë në të njëjtën mënyrë dhe kjo është ajo që do të përpiqem të bëj përsëri. Do të përpiqem të argëtohem sa më shumë në fushë dhe e di që nëse e bëj këtë, rezultatet do të vijnë. Në këtë klub të madh, unë dua t’i bëj njerëzit të më shohin më shpesh, të fitoj ndeshje dhe të shënoj gola. Është pak a shumë ajo që bëra te Chelsea, por do të përpiqem ta bëj përsëri te Real Madrid edhe më mirë nëse është e mundur “.

“Ishte në planet e mia të vija këtu. Kur isha te Chelsea, unë e dija që ëndrra ime ishte të luaja për këtë klub një ditë. Nuk prisja të luaja te Chelsea për shtatë vjet, por në fund, gjithçka shkoi mirë dhe unë pata fatin të fitoja diçka çdo vit. Mendoj se kjo është arsyeja pse qëndrova kaq gjatë atje. Tani është një ëndërr për mua të jem këtu dhe shpresoj të përfitoj në maksimum”, shtoi ish-lojtari i Chelsea.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *