• |
ide | kryesore

Heskey akuza të rënda, racizmi është edhe në klube: “Të gjej një pankinë? Varet nga ngjyra e lëkurës…”

Sport



Racizmi në futboll ekziston e nuk është dicka që prek vetëm tifozët. Këtë shpjegon për The Times Emil Heskey. Ish-sulmuesi i Liverpool e kombëtares angleze ka rrëfyer episodin kur i gjithë stadiumi në Sllovaki imitonte majmunin sa herë që prekte topin. Por diskutimi i tij bazohet në një tjetër pikë, duke goditur edhe institucionet e futbollit e klubet. Sipas tij ata i zgjedhin trajnerët jo vetëm për kapacitetet taktike apo për aftësitë e lidershipit, por edhe për ngjyrën e lëkurës. E Heskey, që ende nuk ka arritur të futet në futbollin profesionist si trajner, tregon dy emra të rëndësishëm për ta ilustruar…

Ka shumë pengesa që duhen kaluar. Ka nevojë për një ndryshim në nivelet më të larta, ndoshta një grua në krye të FA ose një person me ngjyrë që të mund të luftohet vërtetë racizmi nga brenda, për të diskutuar realisht ndryshimet për të cilat ka nevojë futbolli. Nëse mendoj se ka një limit të padukshëm që trajnerët me ngjyrë nuk mund ta kalojnë? Po”. Një argument ndaj të cilit është kthyer shpesh edhe Sol Campbell, që në karrierë ka fituar shumë, por ka gjetur vend vetëm në pankinën e Macclesfield Toën. Në ndryshim nga kolegë të tjerë me lëkurë më të hapur … Mes të cilëve tekniku i kombëtares Southgate: “Të gjithë thonë shko të marrësh licensën. Sigurisht, por kemi një trajner të kombëtares që stërviste në Premier League pa të”.

Campbell nuk harron të thumbojë dy ish-shokë të kombëtares që probleme të tillë nuk kanë patur. “Mund ta kuptoj se perceptimi është se trajnerët me ngjyrë nuk dinë të bëjnë mirë punën. E jam i sigurtë 100% që do të ishte më e thjeshtë për Lampard ose Gerrard ti fitojnë këto vende pune. E nuk mund të mos mendoj se nuk vlen në këtë rast ngjyra e lëkurës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *