• |
ide | kryesore

Insigne paralajmëron Liverpool: “Klopp më sjell gjithnjë fat…”

Sport



Pas fitores së arritur në San Paolo kundër Sampdoria, për Napolin e Carlo Ancelotti është koha të mendojë për Champions League e supersfidën kundër kampionëve në fuqi. Kundër Liverpool do të luhet përsëri në San Paolo e Lorenzo Insigne ndez motorët, duke pickuar teknikun e Reds: “Klopp më sjell gjithnjë fat” ka deklaruar sulmuesi i të kaltërve për emisionin ‘Il Mattino’.

“Vitin e kaluar fituam piëkrisht ndaj Liverpool në San Paolo – ka thënë ai – I kërkoj tifozëve tanë të na mbështesin si një vit më parë. Synoj të bëj një përfaqësim të mirë, para se gjithash skuadra, por edhe unë individualisht: Klopp më sjell fat. Shpresojmë të funksionojë përsëri…”

“Ëndërra ime? Të shkoj në finale e ta fitoj”, rrëfeu Insigne, që nuk vuri limite: “Shpresoj që Napoli të mund të jetë surpriza e Champions League, por janë të gjithë skuadra të forta e shumë të përgatitura. Luajmë kundër kampionëve të mëdhenj e është më e vështirë në krahasim me kampionatin, që zgjat më shumë. E rëndësishme është ta përballojmë në mënyrën e duhur”.

Në fund numri 24 është përqendruar tek e ardhmja e tij, duke u betuar për besnikëri ndaj ngjyrave të Napolit: “Zgjedhja për ti besuar Mino Raiola? Dua të qartësoj dicka: nuk zgjodha atë për tu larguar nga Napoli. E kam thënë gjithnjë se dua të qendroj e do të mundohem të jap maksimumin për këtë fanellë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *