• |
ide | kryesore

Konçesionet e rrugëve, grupi parlamentar demokrat dorëzon kallëzim në Prokurori

Lajme, Të fundit



Grupi parlamentar demokrat, i kryesuar nga deputetja Rudina Hajdari, ka depozituar paraditen e sotme në Prokurorinë pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, një kallëzim penal për konçesionet e rrugëve Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren, që u votuan në Kuvend në seancën e së enjtes.

Pavarësisht se konçesionet e këtyre akseve ishin kthyer për shqyrtim në Kuvend nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili i konsideroi si cënuese të interesit publik, duke vënë në dukje kostot e fryra të projekteve, mazhoranca rrëzoi dekretet e kreu të shtetit dhe I hapi rrugë fillimit të ndërtimeve.

Kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës nga Hajdari, e cila në seancën e së enjtes i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet për projektligjin për koncesionet e dy rrugëve, pasi sipas saj nuk ka pasur një garë për PPP-në dhe janë favorizuar disa kompani.

Për shkak se dekreti kanë problemet e tyre të hapura me ligjet, si janë shkruar, hartuar dhe kaluar në kuvend. Këto dy pr/ligje janë futur në mënyrë të përshpejtuar. Janë futur pa konkurrencë, duke anashkaluar ligjin e PPP-ve dhe përgjegjësinë për të eliminuar kërkesat e pakërkuara. Qeveria Rama po kërkon që të bëhen PPP për këto dy rrugë pa konkurs. Pse u futen këto dy ligje në seancën e fundit plenare? Kjo është pjesë e një plani. Prokuroria duhet të hetojë aferën korruptive. Nëse Prokuroria e Përgjithshme nuk merret, ne duhet të denoncojmë këto ligje, që nga ligji Fusha, deri tek këto dy rrugë. Nëse ne do të respektojmë ligjin, duhet të kemi vetëm 1 standard”, tha Hajdari në seancën plenare të ditës së enjte.

Më herët, edhe kryedemokrati Lulzim Basha paralajmëroi kallëzimin dhe hetimin e të gjithë deputetëve që kishin votuar pro këtyre dy PPP-ve, duke deklaruar se organet e reja të drejtësisë që pritet të ngrihen së shpejti, SPAK dhe BKH, do të gjykonin keqpërdorimin e taksave të qytetarëve shqiptarë në rastet e konçesioneve në fjalë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *