• |
ide | kryesore

Leonardo i jep dorën Neymar: “Ka bërë gabime, por është një pasuri”

Sport



Rikthimi i munguar i Neymar te Barcelona, sigurisht që ishte një nga dështimet e bujshme të sesionit të fundit të tregut të transferimeve. Për javë të tëra, Asi brazilian dukej i gatshëm të bënte gjithçka për të veshur sërish fanellën blaugrana. Megjithë përpjekjet e shumta, nuk ishte e mundur të gjehej një marrëveshje me PSG.

Edhe pse merkato është mbyllur prej dy javësh, ende flitet për të ardhmen e Neymar. Drejtori sportiv i PSG, Leonardo, duke folur për RMC Sport, komentoi situatën.

“Neymar bëri gabime, por që kur u mbyll merkato ai është rikthyer të jetë pozitiv. Ai u kthye në kohë pas angazhimeve të tij ndaj Brazilit dhe u soll mirë. Neymar luajti një lojë të mrekullueshme pavarësisht një ambienti jo ideal për të dhe shënoi një gol spektakolar, dukej si një skenë e Hollyëood-it. Edhe pas ndeshjes ai komunikoi saktë ”.

Për muaj të tërë, marrëdhëniet me PSG-në ishin tejet të tensionuara.

“Nëse dëgjojmë të gjitha gjërat që ka thënë gjithmonë do të ketë diçka për të komentuar. Deri më tani nuk mund të themi se gjithçka është zgjidhur, por ajo që duhet të bëjmë është të luajmë. Ne nuk mund të bëjmë një telenovelë meksikane për këtë gjë, thjesht duhet të punojmë”.

Edhe pse tifozët e PSG nuk janë treguar dashamirës ndaj Neymar në daljen e tij të fundit në kampioant, ylli brazilian është një lojtar krejtësisht në dispozicion të trajnerit Tuchel.

“Problemet e verës janë pas nesh, tani ai duhet të respektojë të njëjtat rregulla si të gjithë shokët e tij. Është këtu dhe është pjesë e PSG dhe ne duhet të flasim vetëm për atë që bën në fushë. Neymar nuk është një djalë i keq, ai është pjesë e klubit dhe futbollit tonë. Ne me siguri jemi më të fortë me të”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *