• |
ide | kryesore

Lukaku rrezikon debutimin në Champions: Conte pret verdiktet e testeve mjekësore

Sport



Zëvendësimi në San Siro kundër Udinese tani ka një shpjegim. Romelu Lukaku ka pësuar një problem në shpinë që e ka detyruar të të kërkojë ndihmën mjekësore përpara ndeshjes së të shtunës. Tani duhet parë nëse belgu mund të jetë në fushë të martën në Champions kundër Slavia Praga.

Probleme në kampin e Inter, që e bëjnë të qartë se qendërsulmuesi do të jetë në fushë vetëm nëse jep garanci. Ngërcet muskulare shpresohet shumë të kalojnë në kohë, sepse Lukaku nuk ka ndërmend të humbasë debutimin në Champions League në San Siro. Por Conte nuk dëshiron të rrezikojë asgjë. Belgu do ti nënshtrohet testeve për të saktësuar nëse do të jetë në gjendje të jetë në fushë, të paktën nga pankina. Ajo që mendon tekniku i zikaltërve është zëvendësimi i lojtarëve të krahut, duke hedhur nga minuta e parë, duke i dhënë debutimin, Lazaro e Biraghi.

Do të jetë present në San Siro edhe Zhang Jindong, që ndodhet në Milano për një vizitë dy ditore. Shumë impenjime në axhendë për Zhang Senior: takimi me Conte e lojtarët, vizita në selinë e re të Inter në rrugën Liberazione e në fund ndeshja e Champions në shtëpi. Interesant është fakti se Slavia Praga është në pronësi të Sinobo Group të Pekinit, edhe pse nuk janë programuar takime me kolegët kinezë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *