• |
ide | kryesore

Nicole Scherzinger sërish pre e hakerave

Paparazzi, Slider



Këngëtarja Nicole Scherzinger gjatë këtij viti është përballur me një situatë aspak të këndshme, kur hakerat i publikuan në rrjet një video intime të saj me ish-partnerin, Lewis Hamilton.

Vetëm pak muaj nga publikimi i kësaj video një tjetër shqetësim ka ardhur për Nicole, këtë herë nga Instagrami.

Dikush ka vjedhur llogarinë në Instagram të saj dhe i kanë publikuar një foto-montazh. Në këtë kolazh shfaqet fytyra e Scherzinger ngjitur me trupin e një modeleje thuajse të zhveshur.

Krahas fotos ishte shkruar: “Ju dua të gjithëve”. Ky postim qëndroi 20 minuta në faqen e këngëtares dhe më pas u fshi.

Scherzinger nuk ka reaguar lidhur me këtë incident. Këngëtarja e njohur nuk është personazhi i parë publik që bie pre e hakimit të llogarive në rrjete sociale, pasi shumë kolegë të saj kanë përjetuar të njëjtën situatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *