• |
ide | kryesore

Nuk ka Champions për Douglas Costa: Juventus kënaqet me Higuain e Pjanic

Sport



Raporti mjekësor i dhuron dy lajme të mira Juventus, por edhe një goditje të fortë: Douglas Costa nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Atletico Madrid, por dëmtimi i brazilianit është delikat. Ndrydhja muskulare e gradës së mesme në kofshën e djathtë ka nevojë për një kontroll të dytë pas 15 ditësh, për të përcaktuar kohët e rikuperimit. Nuk ka shqetësime Miralem Pjanic, që megjithatë duket i destinuar për pankinën në Champions League, ndërsa Higuain do të jetë në dispozicion.

Dëmtimi i pësuar kundër Fiorentinës, do ta mbajë jashtë Douglas Costa, për të paktën 20 ditë: vendi i tij në Ëanda Metropolitano do të zëvendësohet nga Federico Bernardeschi. Asgjë për të bërë për Paulo Dybala, përsëri i detinuar për pankinën, duke qenë se goditja e marrë nga Higuain në Franchi nuk ka krijuar probleme për mjekët bardhezinj.

Një dyshim më tepër do të jetë për Sarri në mesfushë: lajmi i mirë është se Pjanic nuk ka asgjë serioze, por tekniku të paktën fillimisht duket se do ta mbajë në pankinë. Në vend të boshnjakut duhet të luajë Rodrigo Bentancur. Edhe Adrien Rabiot është gati për një fanellë titullari: francezi është në formë dhe do të provojë ti marrë vendin një mes Matuidi e Khedira.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *