• |
ide | kryesore

Pas 111 ditësh, Barcellona rigjen Messi: hera e parë mes të grumbulluarve në këtë sezon

Sport



Sezoni i ri futbollistik bëhet gati të mirëpresë një prej protagonistëve më të shkëlqyer: Lionel Messi është kthyer dhe mund të bëjë debutimin në Champions League. 46 ditë nga dëmtimi i pësuar në seancën e parë stërvitore pas pushimeve e 111 ditë nga prezantimi i tij i fundit në finalen e Kupës së Mbretit kundër Valencias, emri i argjentinasit është kthyer të figurojë në listën e të grumbulluarve të Barcellona për sfidën e Champions League kundër Borussia Dortmund, në program për tu luajtur nesër në mbrëmje në Gjermani.

Messi ka zhvilluar dy seancat e fundit stërvitore së bashku me pjesën tjetër të skuadrës e idea e Ernesto Valverde, nga sa duket, do të jetë ajo e aktivizimit nga pankina. Pleshti duhet të bëjë debutimin nga minuta e parë, vetëm në ndeshjen e La Liga kundër Granada.

Rikthimi në dispozicion i kapitenit është një lehtësim i madh për teknikun, që në këtë start sezoni, pavarësisht emrave të mëdhenj që ka në dispozicion në repartin ofensiv, ka vuajtur shumë dëmtimet e lojtarëve të tij. Për më tepër, Messi është ai që i injekton besim blaugranave e mbërrin në skuadër pikërisht në momentin që i duhej, përpara debutimit në Champions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *