• |
ide | kryesore

“Përfundova në lumë me makinë”: mbrojtësi i West Ham tregon momentin më të frikshëm në jetë

Sport



Të gjesh momentin më të vështirë në jetë ndonjëherë nuk është punë e lehtë, por jo për Angelo Ogbonna, që përfundoi me makinën e tij brenda në lumë. Ndodhi 11 vjet më parë e mbrojtësi italian i West Ham e ka zbuluar në një intervistë për Mirror. Ish-qendra e Torino e Juventus rrëfeu: “Jam me fat që jam këtu duke folur. Po ngisja makinën drejt aeroportit në mes të natës e më zuri gjumi. U zgjova dhe e kuptova se isha në krahun e kundërt të rrugës , por ishte aq e shpejtë, godita barrierën dhe përfundova në lumë”.

Në këto situata, rastësia është vendimtare dhe Ogbonna është shpëtuar nga një shofer tjetër: “Isha kaq me fat që dikush nuk ishte shumë larg, pas meje, e pa makinën time të zhdukej. Thërriti ndihmën e shpejtë e duhet ta falenderoj për gjithë jetën. Por nuk i di as emrin, nuk e kam parë më. Për këtë dua ti them të gjithëve të respektojnë jetën e tyre”, ka thënë Ogbonna për tabloidin anglez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *