• |
ide | kryesore

Presidenti i Maqedonisë së Veriut kundër ndryshimit të kufijve për Kosovën: Ide e rrezikshme

Lajme, Të fundit



Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarvoski ka përsëritur sot qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, duke e konsideruar këtë një ide të rrezikshme.

“Në kontekstin e sigurisë në rajon, është qëndrimi i shtetit që ndryshimi i kufijve në Ballkan është një ide e rrezikshme,” tha Pendarovski në një takim me anëtarët e Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Parlamentit të Maqedonisë Veriore.

Sipas kabinetit presidencial, në takim u diskutua për mbrojtjen dhe sigurinë në veri të Maqedonisë, si dhe situatën në rajon.

Pendarovski i njoftoi anëtarët e Komisionit se deri më tani, 22 shtete anëtare të NATO-s kanë ratifikuar Protokollin e pranimit në NATO për anëtarësimin në NATO, ndërsa shtatë të tjerët nuk kanë pengesa politike për të përfunduar procesin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *