• |
ide | kryesore

Takim “titanësh”/ Erdogani, Putini dhe Rohani diskutojnë për konfliktin në Siri

Planet



Takimi mes presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin dhe homologun Iranian, Hasan Rouhani për të zhvilluar bisedime mbi Sirinë, është komentuar si mbledhja e kundërshtarëve të luftës në një tryezë.

Këto bisedime zhvillohen në mesin e shqetësimeve të ripërtërira të Turqisë prej valës së refugjatëve. Në fokusin e vëmedjes së Ankarasë zyrtare është situata katastrofike në kështjellën e kryengritësve Idlib, por edhe një kthim vullnetar i emigrantëve në Siri.

Në rajonin e Idlibit jetojnë rreth tre milionë vetë dhe me kërcënimet e qeverisë siriane për goditjen e bastionit rebel, vjen dhe droja se qindra mijëra njerëz do të merrnin rrugën drejt Turqisë, e ndoshta edhe më tej, drejt Europës.

Erdogani, vendi i të cilit ka pranuar tashmë mbi 3,6 milionë refugjatë siriane, kërkon të parandalohet një përshkallëzim i mëtejshëm i luftimeve. Turqia mbështet në Siri grupe të ndryshme kryengritësish. Rusia dhe Irani, nga ana tjetër, janë në anën e Presidentit Sirian Bashar al-Asad. Në të ashtuquajturin proces të Astanas, të tria shtetet kanë zhvilluar negociata që nga viti 2017 për të gjetur një zgjidhje në vendin e përfshirë nga lufta civile – deri tani me pak sukses.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *