• |
ide | kryesore

Turqia vazhdon të marrë dërgesa të sistemit raketor kontrovers rus

Arkiva, Planet
raketa.jpg



Turqia ka njoftuar se ka pranuar dërgesat e të gjitha komponentëve të baterisë së dytë, për sistemin e mbrojtjes ajrore S-400, që Ankaraja ka blerë nga Moska.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka postuar në Twitter fotografi të dërgesave nga Rusia.

Turqia ka blerë katër bateri të sistemit S-400 nga Rusia, pavarësisht kundërshtimeve të Shteteve të Bashkuara.

Pasi Turqia pranoi dërgesën e parë të sistemit raketor rus në muajin qershor, Uashingtoni hoqi Ankaranë nga programi për avionët e avancuar luftarakë të tipit F-35.

Uashingtoni thotë se sistemi S-400 minon avionët e saj F-35 dhe nuk është në përputhje me sistemet e mbrojtjes raketore që përdorin shtetet e NATO-s, shkruan rel.

Rusia pret që të dërgojë të gjitha pjesët e sistemit S-400 në Turqi në muajin prill të vitit 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *