• |
ide | kryesore

Video/Zbulohet se ku e ka vjedhur Rama batutën se do na dali nga frigoriferi

Arkiva, Të fundit



Zbulohet nga e ka kopjuar Edi Rama idenë se pasi na zuri ekranin e TV, ai mund të na shfaqet edhe po të hapim frigoriferin. Ashtu sikurse thoshte dikur i ndjeri Ardian Klosi, se “Edi ka talentin më të madh për ti bërë publicitet ideve që vjedh nga miqtë e tij të kultivuar”, pikërisht ashtu Rama ka vepruar edhe tani. Atë që i tha sot prindërve dhe nxënësve të shkollës Servete Maçi, ai e ka të huazuar nga shkrimtari i njohur Kim Mehmeti.

Andi Bushati: “Frigoriferi” si strategji manipulimi e Ramës

Pak kohë më parë i ftuar në emisionin “Komiteti” të Berat Buzhalës, Mehmeti ka folur edhe për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ai ka komentuar performancën politike të kryeministrit të Shqipërisë, dhe ka treguar hapur se çfarë mendon për Ramën si artist.

“Mendon se ai është atje lartë dhe ne të gjithë të tjerët, jemi budallenj”.

“Rama është një artist i parealizuar. Ai edhe ekspozitat i ka hapur, pasi është bërë kryeministër. Unë do të isha turpëruar, nëse do të botoja romane pasi të isha bërë kryeministër. Kemi frikë të hapim edhe frigoriferin, se na del kryeministri i Shqipërisë. Shpesh shtroj pyetjen; kur ai kryeministër punon? Nuk di që të ketë gjëkundi ndonjë kryeministër që jep auto-intervista nga 2 orë, një herë në javë. Nuk e di kur punon, të bësh shtet me Facebbok…nuk e di”,- ka portretizuar Ramën-kryeministër, shkrimtari shqiptar… Me siguri Rama e ka dëgjuar këtë koment dhe me paskrupulltësinë e një grabitësi e ka përdorur atë si gjetje të tij.

©Lapsi.al



2 Comments

  1. Kim Mehmeti o vella, je i madh e i mire. Tamam po na shpifet kudo, sguxojme te kthejme filxhanin me se na del Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *