• |
ide | kryesore

Zëri i Amerikës: Cili është roli i Sorosit në Shqipëri? (VIDEO)

Kryesore, Lajme
soros



Zëri i Amerikës i është rikthyer debatit mbi rolin e miliarderit Xhorxh Soros në Shqipëri. Ish zyrtarë të lartë, drejtues të fondacionit Shoqëria e hapur për Shqipërinë dhe përfaqësues të shoqërisë civile ndajnë pikpamje të ndryshmë mbi këtë figurë komplekse që u pasurua duke investuar në fondet me risk.

Zëri i Amerikës ka intervistuar ish-kryeministrin Sali Berisha, drejtorin e fondacionit në Shqipër, Andi Dobrusha, pedagogen Iris Luarasi etj.  Xhorxh Soros ka zgjedhur të investojë për atë që ai e quan shoqëri të hapur në mjaft vende të botës, përfshi këtu edhe Shqipërinë.

Në prag të zgjedhjeve të vitit 2017, opozita a atëhershme hodhi akuza të rënda ndaj këtij fondacioni për lidhje me Edi Ramën dhe ndikim të politikave të tij. Ndërkohë në verën që lamë pas ndaj Soros hodhi akuza edhe presidenti i republikës, Ilir Meta, sidomos për rolin e tij në reformën në drejtësi. Shihni në videon më poshtë vëzhgimin e Zërit të Amerikës.



4 Comments

  1. Çfarë furtune do të përhapnin në botë mediat “e majta”, nëse ndonjë multimiliarder i fuqishëm do të dilte në përkrahje të nazistëve e fashistëve e do të investonte miliardat e tij për të mbështetur ish antarët e partisë naziste apo fashiste apo qoftë edhe familjarët e tyre.
    Politika në tërësinë e saj, nuk ëahtë ndonjë nocion abstrakt por është shprehje e interesave të grupeve shoqërore të organizuara në parti.
    Nëse multimiliarderi Soros , në emër të “shoqërisë së hapur” një nocion demokratik që mund të nënkuptoje edhe qëndrimin kundër diktaturës komuniste, mbështet financiarisht eksponentët e ish partive komuniste, misioni i tij as që mund të quhet një mision për reformimin e drejtësisë.
    Shteti ligjor demokratik duhet të mbështetet në ndëshkimin e personave të lidhur me krimet e diktaturave të çdo lloji. Pa u ndëshkuar krimi politik, nuk mundet kursesi që drejtësia të ndëshkojë krimin ordiner.
    Dy grupimet më të mëdha partiake që përbëjne pluralizmin politik në vëndet demokratike të botës, janë partitë e majta e të djathta me nuanca që shkojnë nga politikat e moderuara të qendrës , deri në politikat ekstremiste të majta apo të djathta.
    Është vërtetuar tashmë se edhe nazizmi e fashizmi ishin produkt i nacional-socializmit.
    Është vërtetuar gjithashtu me fakte se diktaturat komuniste i sollën njerëzimit edhe në kohë paqeje, pothuajse po aq viktima sa i sollën njerëzimit diktaturat naziste e fashiste me luftën e tyre pushtuese.
    Veçanërisht në Shqipëri patëm modelin më të egër të diktaturës komuniste, modelin stalinist që njëkohësisht pati kohzgjatjen më të madhe të tij në Europë.
    Nëse në vëndet e tjera të ish perandorisë komuniste, që në fillim vitet 60-ë të shekullit të kaluar, pati një lëvizje të një socializmi të moderuar në luftë kundër kultit të individit, Shqipëria qe i vetmi vend në Europë që mbajti të pandryshuar deri në fund vitet 80-ë modelin diktatorial stalinist.
    U detyrua më në fundt edhe Partia enveriste e Punës, në fillim vitet 90-ë që të pranojë sistemin demokratik pluralist. Por a mund të quhet ajo e “reformuar” dhe e shpëlarë nga krimet e 47 viteve, vetëm me largimin e personave të kupolës së saj nga politika, apo duke e ndruar emrin në parti socialiste ?
    Ka pasur vërtetë shumë antarë të PP që u antarësuan tek ajo, vetëm si kushti i vetëm për të bërë karrierë intelektuale, por që në ndërgjegjen e tyre, e kishin kuptuar të keqen e madhe kriminale të diktaturës enveriste.
    Për të “djathtë disidente” të organizuar në fund të sistemit diktatorial enverist, as që mund të bëhej fjalë e arsyet janë tashmë të ditura.
    Le të supozojmë se “shoqëriae hapur” e Sorosit, ishte e detyruar që të mbështeste e investonte në shtresën intelektuale të fillim viteve 90-ë, shumica e të cilëve kishin lidhje familjare edhe me kupolën e Bllokut, siç ishte psh. Edi Rama. Por përse vazhdon Sorosi edhe sot që me shoqërinë e tij të hapur të mbështesë vetëm të majtën shqiptare duke e ditur origjinën e saj ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *