• |
ide | kryesore

Aksioni i opozitës/ Basha: Nuk ka zgjidhje nga jashtë, të marrim në dorë fatet tona

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përjashtuar mundësinë e zgjidhjes së krizës politike nga ndërkombëtarët, duke përdorur termin “bashkim i shqiptarëve”, si të vetmja rrugëdalje.

Në një dalje për mediat, pas takimit të zhvilluar këtë paradite në qytetin e Shkodrës me degën lokale të PD-së, Basha u shpreh se shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre, ndërsa shtoi se aksioni i dhe aleatëve opozitarë do të vazhdojë.

Nuk ka zgjidhje nga jashtë, zgjidhjet vijnë nga brenda, nga jashtë do të kemi miq, por kriza nuk zgjidhet duke bërë viktimën, apo duke parë nga qielli, por duke u bashkuar, duke marrë fatin tonë në duar. Ne si opozitë, të bashkuar kemi përgjegjësinë për ti dhënë shqiptarëve zgjidhjet që meritojnë dhe duhet për ta nxjerrë vendin nga kriza, kriza është prodhuar nga bashkëpunimi i politikës me krimin dhe kriza zgjidhet duke e ndarë këtë, ndarje pa proces zgjedhor nuk ka, proces pa transformim të thellë politik nuk mund të ketë.  Betejë deri në fund, për të çliruar vendin nga politika e lidhur me krimin. Jemi të vendosur ti japim zgjidhjen shqiptarëve dhe me platformën që do të paraqesim para qytetarëve në dialog me ta, bashkë me zgjidhjet që do të parashtrojmë do të sigurohemi që rruga e zgjidhjes së krizës të jetë sa më e shkurtër, ka një zgjim të madh brenda e jashtë vendit. Triumfi i të mirës mbi të keqen nuk do të vonojë, Shkodra ka qenë e mbetet simbol i pathyeshmërisë para të keqes, triumfit të vlerave mbi antivlerat.”- tha Basha për mediat.

 

4 Comments

  1. keta debilat po shpresonin qe dikush ( nderkombetaret) te futej ndermjetes sic u be ne protesten e pare me cadren.
    Kur e pane qe asnjeri nuk ju hodhi qyrret, tani thone qe kriza duhet zgjidhur nga brenda .

  2. E niset pordhe e nxorret fende.
    Rrini PA merak se s’ju pjerdh kush
    Eshte “opozita “e re qe Ka fut Basha ne lista.
    Ikni mer dreqer se te gjithe njelloj jeni.

  3. Me keta fillestare dhe deliranta Rama tall karin gjith diten dhe do rri ne pushtet dhe nja 8 vite te tjera.
    Cfar prisnin kta qe te vinte Merkeli dhe Trumpi ktu dhe te ulnin palet ne tavoline ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu