• |
ide | kryesore

Aleatët e Bashës: Jemi gati për tryezë, s’ka më protesta deri…

Lajme, Të fundit



Dy prej aleatët kryesorë të Partisë Demokratike, kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi dhe drejtuesi i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka, kanë njoftuar se protestat e opozitës do të nisin pas datës 18 tetor, për të shmangur një ndikim të mundshëm negativ në vendimin e Këshillit Evropian për çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Në një intervistë për televizionin informativ “Fax News”, Shehi ka zbuluar edhe detaje nga takimi i djeshëm me kreydemokratin Lulzim Basha, duke bërë me dije se opozita po përgatit një platform kombëtare, që shihet si një instrument për të zgjidhur krizën.

Opozita nis protestat pas 18 tetorit, është thënë që opozita ka ndikuar ngeativisht në integrimi, për këtë po i lemë në qetësi. Dje u diskutua si ti kordinojmë marrëdhëniet mes dy partive.

U diskutua mbi platformën kombëtare të cilën e konsiderojmë si instrument për të zgjidhur krizën. Platforma besojmë do jetë gati në fund të shtatorit.

Nuk kemi përse ulemi në dialog me Ramës”, është shprehur Shehi.

Ndërkohë, Ndoka ka shtuar se platforma e opozitës do të paraqisë zgjidhjen për reformën në drejtësi, reformën zgjedhore dhe do rikthejë shpresën për qytetarët.

Nuk po krijojmë asnjë pengesë për të marre një po. Platforma do paraqisë zgjidhjen për reformën në drejtësi, reformën zgjedhore. Platforma do kthehet si nje shpresë për qytetarët. Diskutuam disa pika për të bërë me pas një draft publik”, ka sqaruar më tej Ndoka.

 



2 Comments

  1. Lerini filmat! Protesta sa me pare. Para se organizata kriminale e rilindjes te realizoje vjedhjen me te madhe te pronave me ligj.

  2. Protesta do njerez,ku ti gjejne njerezit tani keta kur nuk kane asne bashki,pastaj tani qe e nuhaten qe do hapen negociatat bejne te mirin keta gjoja ne interes te vendit,po ju keni kaq kohe mor plehra qe loboni qe te mos hapen negociatat,rrini si te dhjere tani dhe prisni 2021-shin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *