• |
ide | kryesore

CAS i jep të drejtë Psg, reduktohet skualifikimi i Neymar: ja kur do të kthehet braziliani në Champions

Sport



Lajme të mira në shtëpinë e Paris Saint-Germain. Neymar do të kthehet në fushë në Champions përpara parashikimit. Cas në Lozanë e ka reduktuar skualifikimin e sulmuesit nga tre në dy javë. Braziliani do të humbasë raundin e parë në shtëpi kundër Real Madrid e transfertën në Turqi me Galatasaray e do të kthehet në dispozicion të teknikut Tuchel në Europë për transfertën e Brugges, në program në 22 tetor.

Komisioni disiplinor i Uefa e kishte skualifikuar Neymar për tre ndeshje, por dënimi është reduktuar, surprizisht, me një ndeshje. Ish-lojtari i Barcellona ishte penalizuar për fyerjet drejtuar arbitrit në rastin e 1/8 të finaleve të edicionit të kaluar, në Champions League, kundër Manchester United. Në 6 mars Neymar, që ishte spektator përpara tv në humbjen e Psg kundër United në Parc de Prince, shpërtheu inatin në faqen e tij në Instagram, duke sulmuar arbitrat që kishin sinjalizuar penallti për prekjen e topit me dorë nga Kimpembe.

Braziliani nuk duhet të qendrojë më tre ndeshje jashtë, për fjalët e thëna pas eleminimit, falë vendimit të Cas, që ka dëgjuar ankimimin e bërë nga shoqëria parisiene e nga sulmuesi, duk e kthyer dënimin në vetëm dy ndeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *