• |
ide | kryesore

Çfarë do të bëhesh kur të rritesh? Mik i Neymar: ja sa fiton stafi i brazilianit

Sport



Të jesh pjesë në stafin e Neymar është punë e privilegjuar. Ata që formojnë grupin që shoqëron kudo futbollistin brazilian fitojnë më shumë se 10.000 euro në muaj e me hyrjen në festa e darka ekskluzive. Praktikisht të bësh pjesë në stafin e O’Ney do të thotë të bësh jetë luksoze.

Ka një batutë të famshme në Brazil që thotë se nëse je mik i Neymar, nuk do ta ndjesh kurrë krizën aktuale ekonomike e papunësinë që po mbyt vendin. Në vecanti janë tre miqtë më të ngushtë, sipas list pagesës së lojtarit të Psg. Bëhet fjalë për Gil Cebola, Jota Amancio e Carlos Henrique. Cdokush prej tyre ka një rol të ndryshëm: Gil Cebola është fotografi personal i Neymar, Carlos Henrique është truri i bizneseve e Cebola ka punuar si agjent i tij, përpara se të merrte rolin e krye-fotografit, duke administruar transmetimet direkte e videot që Neymar poston në mediat sociale.

Jetojnë të gjithë me të në lagjen elegante pariseine Bougival, në një pallat me vlerë prej miliona e miliona eurosh. “Jemi njohur kur ishim 13 vjec e që atëherë jemi rritur bashkë”, ka treguar Amancio për Marca. “Kemi jetuar në të njëjtën shtëpi për 7 vjet, kemi studiuar bashkë e deri në 2010 kemi luajtur në të njëjtën skuadër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *