• |
ide | kryesore

Do ketë marrëveshje me Ramën? Flet Basha

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk ka dhënë një përgjigje të prerë në lidhje me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Partinë Socialiste, për t’i dhënë fund krizës politike që ka ngërthyer vendin prej muajsh.

Në një dalje për mediat, pas takimit të zhvilluar këtë paradite në qytetin e Shkodrës me degën lokale të PD-së, Basha u shpreh se prioritare është kapërcimi i kësaj faze, duke theksuar se pa protestat e opozitës vendi nuk do të kishte shpresë.

“Prioritet është t’i japim fund krizës politike, kapjes së institucioneve, sot vendi ka shpresë, pa protestat e opozitës vendi nuk do të kishte shpresë. Rruga e zgjidhjes së kësaj krize të jetë sa më e mundshme dhe e shkurtër. Kjo situatë e mundimshme ekonomike që është produkt i krizës ekonomike nuk mund të zgjasë dhe triumfi mbi të keqen nuk do të vonojë.”- tha Basha.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *