• |
ide | kryesore

Ekzekutimi i Santiago Malkos, kush janë 4 personat e shpallur në kërkim

Lajme, Të fundit



Pas dëshmisë që i arrestuari i vetëm si dyshuar i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos ka dhënë para grupit hetimor, policia ka shpallur në kërkim të paktën 4 persona të tjerë. Emrat e tyre dolën në dritë nga deklarimi i Blendi Tetës, ndërsa bëhet me dije se po kërkohen personat me iniciale E.D., I.S., O.L., dhe E.G., emrat e të cilëve nuk bëhen me dije për shkak të hetimeve.

Hetimet për këtë çështje po ndiqen nga prokurori Naim Tota, e ndërsa pas ndalimit të të kërkuarve, pritet që të verifikohet edhe roli i tyre në ngjarjen e 27 Gushtit, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Në dëshminë e dytë që 39 vjeçari dha për grupin hetimor u përmendën edhe dy persona të tjerë, L.D e D.A, për të cilët Teta tha se ishin duke darkuar së bashku në zonën e Freskut pak para se të ndodhte vrasja, por kishin lëvizur prej andej me kërkesë të tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *